Ruskovska: Institucionet vendore dhe ndërkombëtare të verifikojnë faktet se kush e lufton krimin dhe kush e bën krimin
Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska, ju bëri thirrje institucioneve kompetente në shtet, megjithatë dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave, para së gjithash Ambasadës së SHBA-së dhe Zyrës së BE-së që, siç thotë, njëherë e përgjithmonë të verifikohen të gjitha faktet dhe të zbardhet se kush në këtë shtet lufton kundër krimit dhe kush e bën krimin.
Ruskovska, gjithashtu, kërkon edhe Prokurorja Evropiane, Laura Koveshi, nëse ka mundësi të vijë dhe t’i verifikojë të gjitha lëndët e PTHP PKOK, që kur ajo është në krye të prokurorisë, me fokus të veçantë në lëndët për Rashkovskin, Zekirin dhe lëndën e fundit për Muaremin…
“Unë, si prokurore me më shumë se 34 vjet përvojë, gjatë së cilës kam qenë prokurore për krimin e organizuar që nga themelimi i Departamentit të krimit të organizuar të PPRM në vitin 2004, nuk do të lejoj që një person, sjellja e të cilit kontrollohet të më njollosë fytyrën e nderin të cilat për shumë vite i kam ndërtuar me mundim. Nderin, respektin i kam mësuar qysh në moshë të vogël nga prindërit e mi që të dy luftuan me fashistët për Maqedoninë e sotme të lirë dhe të pavarur, babai im nënkolonel i një divizioni në LNÇ, i varrosur nga një plumb bullgar dhe nëna ime partizane e cili ka qenë në një burg bullgar dhe ka luftuar edhe në frontin e Sremit…”, thotë Ruskovska në reagimin me shkrim në përgjigje të konferencës së djeshme të Muaremit.
Është neveritës, potencon Ruskovska, presioni mbi prokurorët e PTHP PKOK nga një person i emëruar nga Qeveria, si edhe ndërhyrja në një lëndë të PTHP PKOK, që ndalohet në mënyrë strikte në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Publike.
“Nëse qeveria do që vendi të jetë një shtet real juridik dhe jo një shtet ligjor i shfaqur përmes PR-it përmes mediave, e vërteta duhet të dalë në shesh. Dua të pyes se si sulmohen prokurorët kryesorë, të cilët i kanë udhëhequr rastet kundër Katicës, Remenskit, Rashkovskit dhe Zekirit, dhe në të njëjtën kohë udhëheqin disa parahetime për zyrtarët aktualë dhe ish-funksionarët e lartë të pushtetit”, thotë Ruskovska.
Sipas Ruskovskës, pikërisht për shkak të këtij sulmi dhe presioni ndaj prokurorëve të PTHP PKOK, institucionet ndërkombëtare, si dhe ambasadat e SHBA-së dhe BE-së, duhet të marrin masa serioze, sepse siç thotë ajo, kjo është më së paku që i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që i ka nisur negociatat për në BE ku sundimi i ligjit është imperativ.
“Maqedonia nuk është as diktaturë dhe as monarki. Në Maqedoni nuk guxon të qeverisë vullneti i disa funksionarëve aktual ose të mëparshëm qeveritar që prokurorët t’i mbyllin sytë para cilitdo krim, sikur edhe të jetë personi nga qarqet më të larta të Qeverisë”, potencon Ruskovska.
Ruskovska, gjithashtu, paralajmëron se gjatë periudhës së ardhshme është e gatshme me opinionin t’i ndajë informacionet të cilat PTHP PKOK i ka dhe që do t’i sigurojë për një person për të cilin po bëhen kontrolle mbi veprimin e tij.
“Opinioni le të gjykojë pastaj, kush është kriminel dhe kush e lufton krimin… asnjëherë nuk janë dy të vërteta, është vetëm një…”, thotë Ruskovska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova