Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Imer Rusinovci, në një bisedë për gazetën ‘Epoka e Re’, ka thënë se bujqësia në Kosovë po karakterizohet me rënie të prodhimit.
Sipas tij, kjo situatë është shqetësuese dhe nëse edhe më tutje vazhdon, do të ketë rritje të importit të prodhimeve bujqësore.
“Prodhimtaria bujqësore në përgjithësi dhe ushqimi për konsumatorë në veçanti, është një nga problemet më të mëdha që aktualisht shqetëson popullatën. Duhet të jemi pjesëmarrës aktivë si në prodhimtarinë bujqësore, po ashtu edhe në sigurinë ushqimore, që të konsumojmë ushqim të shëndetshëm. Pjesëmarrja e prodhimit të ushqimit nga prodhimtaria vendore aktualisht sillet midis 40-50 për qind, dukuri kjo shumë e ulët në raport me periudhën e para 30 vjetëve kur ushqimi nga resurset tona sigurohej mbi 70 për qind”, ka thënë Rusinovci, duke shtuar se bujqësia në Kosovë po karakterizohet me rënie të prodhimit.
Sipas tij, nëse kjo situatë vazhdon do të ketë rritje të importit të prodhimeve bujqësore.
“Për shkak të pamjaftueshmërisë së zhvillimit të industrisë agro-ushqimore dhe mungesës së rregullimeve kontraktuese, rreziqet dhe pasiguritë mund të jenë të konsiderueshme. Në deficitin e përgjithshëm tregtar të vendit, pjesëmarrje të konsiderueshme përfaqësojnë prodhimet bujqësore. Deficiti i prodhimeve bujqësore për kokë të banorit në Kosovë është mbi 200 euro, ndërsa në vendet e BE-së është 71 euro për kokë të banorit”, ka deklaruar ai.
Rusinovci ka theksuar se bujqësia mbetet aktiviteti kryesor ekonomik që siguron zhvillimin e harmonizuar të fshatrave.
“Bujqësia është pasuri kombëtare që përfaqëson forcë shtytëse për ekonominë tonë të brishtë, e cila zonave rurale mund t’u sjellë një zhvillim shumë më të madh, duke zgjeruar horizontin e vëmendjes ndaj viseve rurale dhe duke trajtuar fshatrat në mënyrë të posaçme. Bujqësia mbetet aktiviteti kryesor ekonomik që siguron zhvillimin e harmonizuar të fshatrave. Viset rurale po karakterizohen me zhvendosje të mëdha të popullsisë drejt zonave urbane me tendencë të shpopullimit masiv dhe rrënimit ekonomik të shumë fshatrave. Aktualisht ndodhemi në këta kufij dhe rruga më e mundshme për të mos lejuar përkeqësimin e këtyre parametrave është zhvillimi i bujqësisë, duke i shfrytëzuar potencialet dhe resurset e paangazhuara deri më tani. Fuqia punëtore, toka, kjo pasuri kolosale, pyjet dhe kullotat që kemi, agroturizmi, etj., janë potenciale që më mirë se kushdo i zgjon dhe i energjizon zhvillimi i bujqësisë”, është shprehur Rusinovci.
Ai ka pohuar se është i nevojshëm harmonizimi i politikave bujqësore në mënyrë që të ulet debalanci tregtar i prodhimeve bujqësore.
“Politikat e bujqësisë dhe ushqimit duhet t’i kenë parasysh problematikat aktuale dhe metodat e zgjidhjes së problemeve. Politikat për bujqësi dhe ushqim mund t’i zgjidhin problemet kronike që ndeshen në prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore. Këto politika dhe programe duhet të evoluojnë në mënyrë graduale në përgjigje të ndryshimit të përmasave dhe karakterit të problemeve”, ka thënë Rusinovci, duke shtuar se politikat për bujqësi dhe ushqim duhet të konsistojnë në ekonomi të shëndetshme dhe shëndet të konsumatorëve, kriter ky që duhet të jetë primar.
“Andaj prodhimtarinë bujqësore duhet ta mbështesim, duke ndikuar në imunitetin e goditjeve nga konjukturat aktuale, përmes politikave të duhura, me veçim të politikave ekonomike nga ato strukturore. Nëse sektorin e bujqësisë e strukturojmë mirë, kjo pa dyshim do të koincidonte me ekonomi të shëndoshë të vendit, me investime të nivelit përkatës në bujqësi, edhe me redikim të madh të importit”, është shprehur ai.
Sipas Rusinovcit, në saje të mungesës së rregullimeve kontraktuese në fushën e bujqësisë rreziqet dhe pasiguritë janë të konsiderueshme.
“Kjo po na koincidon me mosmundësitë që të aktivizojmë 35-40 veprimtari të industrisë ushqimore, ku do të hapeshin vende të reja pune, sidomos në zonat rurale, me ç’rast invazionet e popullatës në zonat urbane do të ndaleshin dhe do të eliminoheshin shumë probleme sociale”, ka deklaruar profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës