LAJMI I FUNDIT:

“Rusino” e mbytur në borxhe, në 2023 duhet të financohet nga komunat e Pollogut

“Rusino” e mbytur në borxhe, në 2023 duhet të financohet nga komunat e Pollogut

Projekti zviceran për rregullimin e infrastrukturës së deponisë “Rusino” ka përfunduar, ndërsa ndërmarrja “Rusino Pollog” nga viti 2023 do të duhet të financohet nga komunat dhe ndërmarrjet publike komunale.

Kjo do të thotë se 9 komunat e Pollogut do të duhet të paguajnë më shumë për çdo ton mbeturina të hedhura dhe do të rritet çmimi për ndërmarrjet komunale. Kryetari i Tetovës thotë se ndërmarrjet para një viti e kanë ditur që do të ndodhë kjo dhe se duhet të kishin planifikuar q mjete për rritjen e çmimit për çdo ton mbeturina që hedhin në këtë deponi.

“Besoj që ndërmarrjet publike është dashur që ta kenë në planet e tyre për vitet e ardhshme, pasi që ky vendim është i para një viti dhe ata duhet të punojnë që kjo të jetë e përballueshme”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.


Nga ana tjetër, kryetari i Gostivarit Arben Taravari thotë se do të duhet të mendohet edhe rritja e pagesës për qytetarët që kjo të jetë e përballueshme për ndërmarrjet.

“Është e vërtetë që pas 31 dhjetorit duhet ajo të ketë qëndrueshmëri vetë si ndërmarrje publike rajonale por edhe komunat duhet të angazhohemi t’i shlyejmë borxhet por edhe ta rrisim pagesën që të mund të funksionon ashtu siç duhet”, theksoi Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Përveç kësaj, kryetari i Gostivarit thotë se Ministria e Mjedisit do të duhet të gjejë një lokacion tjetër që deponia “Rusino”, ashtu siç është paraparë, duhet në mbyllet në vitin 2025, ndërsa në 2026-tën të krijohet një deponi e re rajonale për komunat e Pollogut.

Tani për tani Ndërmarrja “Rusino Pollog” menaxhon me deponinë “Rusino”, e cila në fakt është duke punuar me humbje pasi që një pjesë e komunave të rajonit të Pollogut kanë borxhe, si komuna e Gostivarit, e Zhelinës dhe e Jegunocës, ndërsa tani komunat paguajnë vetëm 10 euro për çdo ton mbeturina.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori