LAJMI I FUNDIT:

Rusia thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të ishte “shkelje e Rezolutës 1244”

Rusia thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të ishte “shkelje e Rezolutës 1244”

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj paralajmërimit të autoriteteve kosovare se më 14 dhjetor Parlamenti do të votojë ligjet për transforimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, duke thënë se “Zbatimi i planeve të Kosovës për të formuar Forcat e Armatosura do të ishte shkelje e hapur e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

“Prishtina ka njoftuar se planifikon të miratojë vendimin për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës më 14 dhjetor. Ky hap do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e Rezolutës 1244, që është dokumenti i vetëm lgjor ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Rezoluta parasheh vetëm vendosjen e trupave shumëkombëshe në rajon, të kontrolluara ndërkombëtarisht”, tha Ministria e Jashtme ruse, transmeton agjencia TASS.

Sipas saj, Prishtina po bëhet gati të ndërmarrë edhe një “tjetër hap destabilizues dhe provokues” pas vendosjes së taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.


Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

Por, të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori