LAJMI I FUNDIT:

Rusia shpreson të bashkojë Korenë Veriore dhe Jugore përmes projektit të gazit

Rusia shpreson të bashkojë Korenë Veriore dhe Jugore përmes projektit të gazit

Një diplomate e lartë e Koresë së Jugut ka konfirmuar se Rusia mund të ndërtojë një tubacion të gazit natyror drejt vendit të saj, nëpërmjet Koresë së Veriut.

“Nëse do të përmirësohej gjendja e sigurisë në Gadishullin Korean, do të jemi në gjendje të shqyrtojmë biznesin e gazit natyror (PNG) që përfshin dy Korejat dhe Rusinë”, ka thënë ministrja e Jashtme, Kang Kyung në një forum në Seul për bashkëpunimin rajonal të energjisë.

“Për më tepër, nëse Veriu merr pjesë në bisedimet mbi bashkëpunimin energjetik të Azisë Verilindore, ai do të shërbejë si një katalizator që ndihmon në lehtësimin e tensioneve gjeopolitike në rajon”, ka thënë tutje ajo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Gazprom i Rusisë ka kohë që ka kërkuar që të japë gaz për Korenë e Jugut, “të uritur” për energji. Megjithatë, projekti ka qenë i pamundur, pasi tubacioni duhet të kalojë Korenë e Veriut.

“Ideja që qëndron pas tubacionit duket shumë e vështirë për t’u zbatuar, veçanërisht duke pasur parasysh kontekstin e ndërlikuar politiko-ushtarak që vazhdon në Gadishullin Korean dhe rreziqet e dukshme politike”, kishte thënë Gazprom në vitin 2012.

Ndërsa në vitin 2008, Rusia dhe Koreja e Jugut nënshkruan një marrëveshje paraprake mbi shpërndarjen e gazit rus, dhe negociatat me Korenë e Veriut rreth tranzitit filluan në vitin 2011, por që nga ajo kohë janë ngadalësuar.

Sipas mediave, Koreja e Jugut është e detyruar të blejë gazin e saj në dërgesat e gazit natyral të lëngshëm (LNG), megjithëse gazsjellësi është gjithmonë më i lirë.

Seuli ka qenë i shqetësuar se nëse tubacioni do të ndërtohej, Pyongyang mund të bëjë shantazh ose edhe të bllokojë tranzitin.

Shpresat e freskëta për marrëdhënie më të mira ndërmjet dy vendeve u shfaqën gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të 2018 në Korenë e Jugut, ku atletët koreanë u paraqitën në ceremoninë e hapjes si një ekip i përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori