Inteligjenca ushtarake britanike tha të hënën se Rusia ka përdorur kontraktorin ushtarak privat Wagner për të përforcuar forcat e saj të vijës së parë në konfliktin në Ukrainë.
“Wagner po ul standardet e saj të rekrutimit dhe punëson të dënuar dhe individë të mëparshëm në listën e zezë, duke ndikuar potencialisht në efektivitetin ushtarak rus”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe në një përditësim të inteligjencës.
Një deklaratë e tillë vjen në kohën kur thuhet se presidenti rus Vladimir Putin është “duke luftuar për të përshtatur trupat me pajisjet”, pasi ushtria e tij vuan nga morali i ulët dhe betejat e rekrutimit në mes të pushtimit të Ukrainës.
Shefi i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Radakin, ka thënë se pushtimi ka rezultuar në vdekjen ose plagosjen e 50,000 ushtarëve rusë dhe shkatërrimin e rreth 1,700 tankeve ruse dhe 4,000 automjeteve të blinduara të betejës.
Ai tha, “Por Rusia vazhdon të jetë një fuqi bërthamore. Ajo ka aftësi kibernetike, ka aftësi hapësinore dhe ka programe të veçanta nën ujë, kështu që mund të kërcënojë kabllot nënujore që lejojnë informacionin e botës të kalojë nëpër të gjithë globin”.
Putini nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, fillimisht duke shpresuar për një fitore të shpejtë.
Megjithatë, ushtria ruse u përball me një mbrojtje më të fortë se sa pritej nga Ukraina.
Dhe së fundmi luftimet janë përqendruar vetëm në rajonin më lindor të vendit në muajt e fundit dhe Rusia nuk e ka arritur qëllimin e saj të deklaruar për të “çliruar” Donbasin, një rajon separatist në Ukrainën Lindore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi "mjaftueshëm" SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Ngrirja e fondeve të USAID, Reuters me një shkrim për ndikimin në Kosovë

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës