LAJMI I FUNDIT:

Rusia për të tretën ditë radhazi thyen rekordin një-ditor të rasteve me COVID-19

Rusia për të tretën ditë radhazi thyen rekordin një-ditor të rasteve me COVID-19

Brenda 24-orëve në Rusi janë konfirmuar 13,634 raste të reja me COVID-19, duke vendosur një rekord, derisa autoritetet presin të vendosin masat e reja të kufizimit.

Rusia e cila ka numrin e katërt më të lartë të infeksioneve në botë me rreth 1.3 milionë raste, kohëve të fundit ka pasur dyfishim të rasteve.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Informacionit për COVID-19, aktualisht numri i rusëve të vdekur nga kjo sëmundje është 22,579 persona, ku vetëm brenda 24 orëve ky numër është rritur për 149 persona, përcjell Telegrafi.


Mirëpo, të dhënat mujore të publikuara nga Agjencia ruse e Statistikave sugjerojnë që numri real i viktimave është të paktën dyfish më i lartë.

Në Moskë, e cila është epiqendra e rasteve me COVID-19, brenda një dite janë regjistruar 4,501 raste të reja, ku brenda javës numri i infeksioneve të reja është rritur me 53 për qind.

Këtë pranverë, kryeqyteti rus prej 12.7 milionë banorësh kishte mbyllur disa biznese dhe kishte vendosur rregulla strikte të vetë-izolimit. Moska hoqi kufizimet në muajin qershor përpara paradës ushtarake dhe mbajtjes së votimit për ndryshimet kushtetuese që i japin presidentit Vladimir Putin fuqinë për të zgjatur sundimin e tij deri në vitin 2036. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kalo në kategori