LAJMI I FUNDIT:

Rusia paralajmëron se do të reagojë nëse Bosnja dëshiron anëtarësimin në NATO

Rusia paralajmëron se do të reagojë nëse Bosnja dëshiron anëtarësimin në NATO

Ambasada ruse në Bosnjë tha të enjten Rusia do të reagojë nëse Bosnja ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, sepse Moska do ta perceptonte këtë si një akt armiqësor.

Bosnja ka kohë që ka shpallur integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian si objektiva strategjike. Por serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga pro-rusi Milorad Dodik, i cili aktualisht kryeson presidencën trepalëshe të vendit, duan që vendi të mbetet neutral dhe të qëndrojë jashtë aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

“Në rastin e afrimit praktik të Bosnjë-Hercegovinës dhe NATO-s, vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor”, tha ambasada.


Ambasada ruse shtoi se qëllimi i NATO-s është një “luftë kundër Rusisë” dhe anëtarësimi në NATO do ta detyrojë Sarajevën të marrë anë në “konfrontimin ushtarako-politik”.

Bosnja dhe Serbia janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë NATO-s, pasi Maqedonia e Veriut u anëtarësua në aleancë vitin e kaluar.

Të enjten, ambasadori i ri rus në Bosnjë, Igor Kalabuhov, u takua me Zeljko Komsiçin, anëtarin e presidencës kroate që mbron integrimin e Bosnjës në aleancë.

Një deklaratë nga zyra e zotit Komsiç nuk përmend integrimin në NATO si temë të takimit, por tha se ata diskutuan reformat që Bosnja duhet të ndërmarrë drejt anëtarësimit në BE.

Rusia ka mbajtur prej kohësh një qëndrim kundër anëtarësimit të Bosnjës në NATO.

Anëtari i presidencës Komsiç dhe ai boshnjak Sefik Dzaferoviç nuk pranuan të takonin Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov që vizitoi vendin në dhjetor, duke thënë se ai ka treguar mungesë respekti ndaj shtetit të tyre pas takimit të tij me zotin Dodik jashtë Sarajevës, pa asnjë flamur kombëtar të Bosnjës në sfond. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori