LAJMI I FUNDIT:

Rusia nuk e njeh vaksinën ruse që prodhohet në Serbi

Rusia nuk e njeh vaksinën ruse që prodhohet në Serbi

Portali Nova.rs shkruan se një lexues që mori të dyja dozat e vaksinës Sputnik kontaktoi redaksinë e tyre, pasi që nuk është e sigurt se mund të jetë në gjendje të udhëtojë në Rusi pa teste shtesë.

Duke gjykuar nga rregullat e paraqitura në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, rusët njohin vetëm certifikatat dhe kodet QR të lëshuara nga disa prej institucioneve të tyre përkatëse.


Në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme – thuhet saktësisht “Qytetarët e Serbisë mund të hyjnë në Federatën Ruse. Hyrja në Federatën Ruse është e mundur për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa një provë PCR nëse: Ata kanë prova të qëndrimit të rregulluar në Federatën Ruse (vizë e vlefshme, leje qëndrimi e përkohshme – RVP ose leje qëndrimi e përhershme – leje qëndrimi), kanë një certifikatën e vaksinimit dhe kodin QR, të cilat janë lëshuar nga institucioni mjekësor kompetent i Federatës Ruse”, është shkruar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, transmeton Telegrafi.

Nova.rs, siç raporton N1, kontaktoi ministrinë përkatëse dhe mori konfirmimin se kushtet për hyrjen në Rusi janë sikurse në faqen e internetit, duke theksuar se “secili shtet rezervon të drejtën për të rregulluar çështjen e hyrjes në territorin e tij në pandeminë aktuale të shkaktuar nga virusi COVID-19, dhe në atë kuptim, Federata Ruse ka miratuar masat e sipërpërmendura që janë në fuqi”.

“Hyrja në Rusi me fluturim direkt është e mundur deri në 30 ditë pa vizë. Për të hyrë në Rusi, qytetarët e Serbisë kanë nevojë për një provë PCR jo më të vjetër se 72 orë nga data e testit”, thuhet në letrën e ambasadës ruse gjersa vaksina as nuk përmendet.

Shtrohet pyetja se a e njohin rusët vaksinën e tyre që prodhohet dhe paketohet në Serbi?

Një kuriozitet i veçantë është fakti që Serbia është krenare për faktin se vaksina Sputnik prodhohet në Torlak. Fakti që një muaj e gjysmë më parë presidentët rusë dhe serbë shtypën butonin dhe shënuan fillimin e prodhimit nuk duket se është i mjaftueshëm që vaksina Sputnik, e cila merret në Serbi, të njihet në shtetin rus. /Telegrafi/