LAJMI I FUNDIT:

Rusia falsifikon numrin e ushtarëve të vrarë në luftërat e ndryshme

Rusia falsifikon numrin e ushtarëve të vrarë në luftërat e ndryshme
Foto: Ilustrim

Përkundër vendimit për t’i mbajtur sekret numrat e ushtarëve rusë të vrarë nëpër luftëra të ndryshme, Rusia jep të dhëna të falsifikuara dhe kontroverse për këtë gjë.

Ministria ruse e Mbrojtjes deri më tani nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me humbjet e Ushtrisë ruse gjatë luftimeve në Siri. Shumica e lajmeve për humbjet ushtarake ruse në Siri janë dhënë nga mediet. Kjo ndodhë për arsye të dekretit të presidentit Vladimir Putin, që humbjet e personelit ushtarak, si në kohë paqe ashtu edhe në kohë lufte i cilëson si sekret ushtarak, pra nuk raportohen.


Në lidhje me humbjet e Ushtrisë ruse në Siri është deklaruar zëvendëskryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës ruse, Andrei Krasnov i cili ka deklaruar se që nga viti 2015 kur trupat ushtarake ruse kishin filluar operacionet e tyre në Siri, e deri me tani janë vrarë 112 ushtarakë rusë.

Shifra që ka dhënë e Krasnov është e njëjta me deklaratën e para tri viteve të kryetarit të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Këshillit të Federatës Ruse, Viktor Bondarev, i cili në tetor të vitit 2018, kishte deklaruar se gjatë operacioneve tri vjeçare në Siri (2015-2018), Ushtria ruse kishte humbur 112 ushtarë.

​Organizatat e të drejtave të njeriut paraqesin ankesë ndaj grupit mercenar rus Wagner për krimet e kryera në Siri
Lexo po ashtu ​Organizatat e të drejtave të njeriut paraqesin ankesë ndaj grupit mercenar rus Wagner për krimet e kryera në Siri

Këto dy deklarata të zyrtarëve rusë, të dhëna në periudha të ndryshme kohore, tregojnë më së miri për “respektin” e politikanëve rusë në raport me familjarët e ushtarëve rusë, të vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Në këtë numër edhe ashtu jo të saktë, nuk llogariten paramilitaret rusë të Wagner të cilët në mbështetje të diktatorit sirian Bashar al-Assad, ishin që nga viti 2014. Edhe pse nuk bëhet i ditur numri i paramilitarëve rusë që kanë humbur jetën në luftime në Siri, thuhet se ky numër duhet të jetë shumë më i madh se numri i ushtarëve rusë të vrarë.

Vetëm në një rast, tri burime të ndryshme e konfirmojnë që me 7 shkurt të vitit 2018, gjatë luftimeve në Deir al-Zor janë vrarë apo kanë mbetur të plagosur së paku 300 paramilitarë të Wagner.

Ushtria ruse pos humbjeve të konsiderueshme në ushtarë ka humbje të mëdha edhe në teknikë ushtarake, por sikurse raportimi për humbjet e personelit edhe raportimi për humbjet në teknikë luftarake cilësohen si sekret shtetërorë, pra nuk raportohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori