Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se forcat e tij po përparojnë “hap pas hapi” në qytetin jugor të pushtuar Kherson.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qyteti ra në duart e Rusisë në ditët e para të luftës dhe ndodhet në një vend strategjik në perëndim të lumit Dnipro.
Dhe të shtunën, zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar raportuan për luftime të ashpra pranë Khersonit.
Përparimi ukrainas nënkuptonte se linjat ruse të furnizimit në perëndim të lumit ishin “gjithnjë e më shumë në rrezik”, sipas vlerësimit të tyre.
Në fillim të këtij muaji, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk u kërkoi banorëve të Khersonit të evakuonin qytetin sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur bllokimin në qytet gjatë një kundërofensivë në Ukrainën jugore.
“Është e nevojshme të bëhet kjo që Forcat e Armatosura të Ukrainës të mos rrezikojnë popullsinë civile gjatë operacioneve sulmuese”, tha ajo për televizionin shtetëror.
Ndryshe, forcat e Kievit kanë synuar kalimet e lumenjve në rajon në një përpjekje për të “bllokuar” linjat e furnizimit të Rusisë.
Të shtunën, një sulm artilerie goditi urën Daryivskyi mbi lumin Dnipro. Dhe të martën, ata shënjestruan Urën Antonovsky të Khersonit – një nga vetëm dy pikat e kalimit të kontrolluara nga Rusia – me artileri të furnizuar nga SHBA.
Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar e kanë përshkruar më parë Urën Antonovsky si një “kyçe” për forcat ruse dhe të shtunën thanë se nëse “mohoheshin kalimet dhe forcat ruse në Kherson të pushtuar bllokoheshin, do të ishte një pengesë e rëndësishme ushtarake dhe politike për Rusinë”.
Ndërkohë, një këshilltar i lartë i mbrojtjes i Zelensky pretendoi se rreth 1000 trupa ruse në rajon janë rrethuar nga forcat ukrainase.
Oleksiy Arestovych tha se rusët ishin kapur në një “rrethim taktik” pranë fshatit Vysokopillya në rajonin Kherson. BBC nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur këtë pretendim.
Rusia e pushtoi Khersonin me relativisht pak rezistencë në fillim të luftës dhe dështimi i shërbimit të inteligjencës së Ukrainës (SBU) për të shkatërruar pikat e kalimit mbi Dnipro përpara se të largohej nga qyteti besohet se ka çuar në shkarkimin nga Zelensky të drejtorit të agjencisë Ivan Bakanov. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet – a do të ketë urdhërarrest?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë – paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi