Rusia do të dëbojë një diplomate shqiptare si kundpërgjigje për largimin e diplomatit rus nga Tirana dy javë më parë.
Vendimi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme ruse raporton agjencia ruse e lajmeve RIA, e cila saktëson se është caktuar një afat prej 72 orë për diplomaten shqiptare, për t’u larguar nga territori i Rusisë.
Bëhet fjalë për Sekretaren e Parë, Jonida Drogu e cila është shpallur gjithashtu “non grata” me të njëjtin veprim siç bënë autoritet shqiptare.
“Më 8 shkurt, ambasadori shqiptar në Rusi, Arben Gazioni është thirrur në Ministrinë e Jashtme dhe është njohur me letrën ku Sekretarja e Parë e ambasadës shqiptare është shpallur person non grata” thotë ministria e Jashtme e Rusisë, citon agjencia ruse e lajmeve TASS.
“Ky hap është marrë si përgjigje për vendimin e Shqipërisë për të dëbuar Sekretarin e Parë të Ambasadës ruse në Tiranë me pretekst të trilluar”, thuhet më tej në reagimin e ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Në fund të muajit janar, ministria e Jashtme e Shqipërisë shpalli person “non grata” një diplomat rus për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave kundër COVID-19.
Por, Rusia e konsideroi këtë argument si “pretekst” duke e cilësuar vendimin si “provokim” dhe paralajmëroi se do të kundpërgjigjej për këtë hap.
Kurse ambasada e ruse në Tiranë reagoi pas vendimit të qeverisë shqiptare për dëbimin e diplomatit rus, Alexey Krivoshev, duke thënë se vendimi nuk është bazuar në asnjë provë.
Ndërkohë që nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë thuhet se në drejtim të Krivosheev ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme dhe pavarësisht paralajmërimeve të bëra, diplomati nuk ka reflektuar, madje ka vijuar me sjelljen e tij neglizhuese.
I pyetur nga Euronews Albania, kryeministri Edi Rama u shpreh se dëbimi i diplomatit rus, Alexey Krivosheev nga Shqipëria, nuk do të krijojë tensione midis dy vendeve.
“Nuk ka asnjë koment për këtë, nuk shoh asnjë arsye pse të krijohen tensione mes dy vendeve, rasti është një rast fatkeq, i ditur dhe arsyet janë të bëra publike. Nuk ka asgjë këto për t’u alarmuar për ndonjë përshkallëzim konfliktesh mes vendesh”, u shpreh kryeministri./Euronews Albania
Shqipëria dëbon diplomatin rus – Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAllen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare