LAJMI I FUNDIT:

Rusia bllokon raportin e OKB-së se Koreja Veriore ka shkelur sanksionet

Rusia bllokon raportin e OKB-së se Koreja Veriore ka shkelur sanksionet

Rusia është duke bllokuar publikimin e një raporti të Kombeve të Bashkuara në të cilin thuhet se Koreja Veriore ka shkelur sanksionet e kësaj Organizate për importim të karburanteve, duke përfshirë në të dhëna edhe disa anije ruse në transporte të naftës përmes detit, kanë thënë diplomatët e OKB-së.

“Raporti nuk është publikuar ende sepse ne nuk pajtohemi në disa elemente të të gjeturave”, ka thënë ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzya më 30 gusht, pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me dyer të mbyllura.


Nebenzya nuk ka përmendur shqetësimet e Rusisë, mirëpo diplomatët e OKB-së kanë thënë se kundërshtimi i Rusisë në takim ka qenë për faktin se në raport përmenden disa anije ruse të përfshira në transportet e naftës, duke i ndihmuar në këtë rast veri-koreanëve.

Nebenzya po ashtu ka thënë se Rusia ka kërkuar hetim se pse disa media kanë arritur të kenë qasje më herët në të gjeturat e raportit.

Agjencitë e lajmeve, AP dhe AFP kanë siguruar informacione nga raporti i fundit dhe i kanë publikuar të dhënat më herët gjatë këtij muaji.

Ambasadorja britanike në OKB, Karen Pierce, e cila aktualisht udhëheq organizatën, ka thënë se më 31 gusht do të ketë konsultime joformale për të kuptuar shqetësimet e Rusisë, duke shpresuar në publikimin e raportit.

“Më duhet të theksoj se raporti i ekspertëve është i pavarur”, ka thënë ajo.

“Është interesante të vihet në pyetje nëse ju duhet të kundërshtoni një raport të pavarur. Mirëpo siç e thashë, Këshilli shpreson se do ta zgjidhim këtë gjë”, është shprehur Pierce.

Sipas saj, Këshilli ka qenë “shumë i vendosur” për zbatimin e sanksioneve kundër Koresë Veriore dhe se “publikimi i këtij raporti dhe zbatimi i tij përbën fazën e ardhshme të shtyrjes së sanksioneve përpara”. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori