LAJMI I FUNDIT:

Rusia “bashkohet” me Turqinë, dërgon hetues në Ankara

Rusia “bashkohet” me Turqinë, dërgon hetues në Ankara

Moska ka vendosur të dërgojë hetues në Turqi pasi një polic qëlloi për vdekje ambasadorin rus në Ankara.

Mevlut Mert Aydintas qëlloi ambasadorin Andrei Karlov teksa po mbante një fjalim të hënën, mesa duket në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Alepo.


Nuk është e qartë nëse 22-vjeçari, që u qëllua për vdekje më vonë, ka lidhje me ndonjë grup.

Sipas BBC, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se sulmi synon të dëmtojë marrëdhëniet me Rusinë.

Ai vjen një ditë pas protestave në Turqi në lidhje me mbështetjen që po i jep Rusia presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Erdogan foli me presidentin rus, Vladimir Putin në telefon dhe të dy ranë dakord që ky ishte një ‘provokim’.

Ai tha se ata që duan të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, nuk do ia dalin.

Sulmi është dënuar nga shumë shtete, përcjell mapo.al.

Edhe kleriku Fethullah Gulen ka dënuar sulmin, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me atentatorin.

Megjithatë teoritë konspirative kanë vërshuar në rrjetet sociale.

Disa politikanë rusë fajësojnë Perëndimin për krimin.

Sipas tyre, ata po i fryjnë shumë urrejtjes ndaj Rusisë për ndërhyrjen në Alepo.

Pasi e qëlloi ambasadorin tetë herë, polici turk thirri: “Zoti është më i madhi. Mos harroni Alepon, mos harroni Sirinë”.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Kalo në kategori