"Rusia apo Coca-Cola?", ishte pyetja e gjyqtarit kryesor Nestor Pitana në finalen e Kampionatit Botëror 'Rusia 2018' drejtuar Luka Modricit dhe Hugo Llorisit gjatë hedhjes së shortit para fillimit të ndeshjes.

Mjaftoi kjo pyetje e argjentinasit që tifozët të bëjnë mijëra tjera në rrjetet sociale, duke pyetur pse ai iu drejtua kështu kapitenëve gjatë shortit për zgjedhur anën e fushës dhe se kush do të nisë topin i pari.


Edhe pse në fillim për shumë njerëz pyetja e gjyqtarit ishte e pakuptimtë, pas saj qëndron një arsye e thjeshtë.

Përgjigjja është se njëra anë e monedhës e përdorur për short nga gjyqtarët në këtë Botëror ka disa imazhe nga vendi nikoqir (Rusia), kurse në anën tjetër sponsorët kryesorë (që padyshim është edhe Coca-Cola).

I pari që zgjodhi ishte Lloris, i cili zgjodhi markën e njohur të pijeve.

Nestor Pitana VAR (Foto: Getty Images)

Por, duket se kjo i sjell fat skuadrës franceze pasi portieri i Francës bëri zgjedhjen e njëjtë edhe në fitoren ndaj Urugait e cila u drejtua nga Pitana.

Përveç kësaj emri i Pitanas pas finales është lakuar edhe për referimin jo të mirë, posaçërisht te penalltia e dhënë Francës. /Telegrafi/

telegrafi sport app