LAJMI I FUNDIT:

Rusia: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO krijon ndarje të reja, në kohën kur na duhet bashkim

Rusia: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO krijon ndarje të reja, në kohën kur na duhet bashkim

“Kursi i NATO-s drejt zgjerimit krijon ndarje të reja, në momentin kur botës i duhet bashkim në luftën kundër coronavirusit”. Kështu thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, me rastin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas MPJ-së ruse, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk sjell asnjë vlerë shtesë, as për rajonin, as për sigurinë evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Hap i këtillë nuk do të kontribuojë për hapat në luftën kundër kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta, duke përfshirë edhe luftën ndaj coronacirusit. Do të krijohen vetëm ndarje të reja”.

“Përpjekjet për ta bërë këtë akt të rëndësishëm kanë rezultuar të pasuksesshme, për shkak të përkeqësimit të situatës me Covid-19. Në gjendje të jashtëzakonshme në vend, drejtuesit e Maqedonisë së Veriut megjithatë nuk e humbën rastin të theksojnë karakterin historik të anëtarësimit në NATO, i cili garanton sigurinë dhe stabilitetin e Shkupit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Rusisë.

Ata më tej shtojnë se presin që Shkupi të konfirmojë detyrat dhe obligimet nga dokumenti me Rusinë i nënshkruar në vitin 1997, si dhe me deklaratën romake të vitit 2002./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori