LAJMI I FUNDIT:

Rusët thanë se nuk u është dëmtuar luftanija, ukrainasit publikojnë pamjet kur droni lundrues përplaset në të

Rusët thanë se nuk u është dëmtuar luftanija, ukrainasit publikojnë pamjet kur droni lundrues përplaset në të

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të mërkurën se tre anije ukrainase pa pilot kishin sulmuar pa sukses luftanijen ruse Ivan Hurs, pranë Bosforit herët në mëngjes në Detin e Zi.

Në një njoftim për shtyp të publikuar në platformën e komunikimit Telegram, Ministria deklaroi se anija mbron gazsjellësin “Rrjedha Turke” dhe “Rrjedha e Kaltër”, të cilat transportojnë gaz, pjesërisht përmes Detit të Zi, nga Rusia në Turqi. Ata shtuan se anija “vazhdon të kryejë detyrat e saj”.

Njoftimi ka të ngjarë të rrisë tensionet në Detin e Zi, ku Rusia javën e kaluar ra dakord të zgjasë një marrëveshje që lejon Ukrainën të eksportojë në mënyrë të sigurt grurin nga portet e saj.


Maksym shpëtoi vëllain e tij Ivanin nga vdekja e sigurt në Bakhmut, por jo edhe veten nga snajperisti rus – rrëfimi i ukrainasit 18-vjeç
Lexo po ashtu Maksym shpëtoi vëllain e tij Ivanin nga vdekja e sigurt në Bakhmut, por jo edhe veten nga snajperisti rus – rrëfimi i ukrainasit 18-vjeç

Por ukrainasit publikuan një video të re sot. Anton Gerashchenko, këshilltar në MPB-në e Ukrainës, thotë se anija e tretë u përplas me anijen luftarake ruse, transmeton Telegrafi.

“Dje publikova një postim për anijen ruse të flotës së Detit të Zi, Ivan Hurs që u sulmua nga anijet pa pilot”, shkroi Gerashchenko.

Rusia pretendoi se “anija vazhdon të kryejë funksionet e saj” pa përmendur gjendjen e saj. Duket se droni i tretë arriti të dëmtojë anijen”, shkruan Gerashchenko, i cili ka postuar videon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori