Rusët nuk kursejnë as Katedralet - Zelensky viziton faltoren e dëmtuar të Odesës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është parë duke vizituar Katedralen “Transfiguration” në Odesa, e cila u dëmtua nga një sulm ajror rus.
Duke shkruar krahas imazheve të publikuara në Twitter, ai tha se e gjithë struktura e katedrales ishte dëmtuar.
“Ekspertët e arkitekturës po punojnë aktualisht për të vlerësuar mundësinë e restaurimit të kishës”, shkroi ai.
"Unë u jam mirënjohës partnerëve tanë në Evropë për gatishmërinë e tyre për t'iu bashkuar rindërtimit", deklaroi lideri ukrainas.
E ndërtuar në vitin 1795, katedralja u shkatërrua plotësisht nga bolshevikët në vitin 1936.
Më pas u rindërtua midis 1999 dhe 2011 në vendin origjinal. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































