LAJMI I FUNDIT:

Rusët kanë pranuar se po përdorin sistemin TOS-1A në Ukrainë – çfarë dëme shkaktojnë armët termobarike?

Rusët kanë pranuar se po përdorin sistemin TOS-1A në Ukrainë – çfarë dëme shkaktojnë armët termobarike?

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pranuar përdorimin e sistemit TOS-1A, i cili përdor raketa termobarike, thotë Britania e Madhe.

Një bombë vakum ose armë termobarike, e quajtur edhe bombë aerosol, përbëhet nga një rezervuar karburanti dhe dy ngarkesa shpërthyese, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

Mund të përdoret në dy mënyra – ose duke e hedhur nga një aeroplan si një bombë ose duke e gjuajtur si një granatë apo raketë.


Kjo armë funksionon duke hapur rezervuarin e karburantit me shpërthimin e parë dhe duke shpërndarë karburantin si një re që mund të depërtojë në çdo ndërtesë, bunker apo tunel që nuk është i mbyllur hermetikisht.

Ngarkesa e dytë më pas e shpërthen dhe prodhon një top zjarri të madh. Shpërthimi thith oksigjen nga ajri përreth për të prodhuar një shpërthim me temperaturë jashtëzakonisht të lartë, i cili më pas zakonisht prodhon një valë shpërthimi me kohëzgjatje dukshëm më të gjatë se shpërthimi i bombave konvencionale.

Shpërthimi i bombës vakum është në gjendje të kthejë trupat e prekur të viktimave në avull. /Telegrafi/