LAJMI I FUNDIT:

Rumunët “zbrazën” bankomatet e Tiranës, klonohen kartat e bankës me pajisjet “skimmer”

Rumunët “zbrazën” bankomatet e Tiranës, klonohen kartat e bankës me pajisjet “skimmer”

Katër raste vjedhjesh dhe 2 të tjera të mbetura në tentativë kanë zbuluar skemën e një grupi prej 3 rumunësh, të cilët vidhnin para nga bankomatët në Tiranë.

Florin Oprinoiu, Marian Mihai dhe Adrian Simoiu, të tre rumunë, kanë arritur të vjedhin 5 milionë lekë. Ata janë identifikuar nga Krimi Kibernetik dhe vetëm këtë të enjte janë shpallur në kërkim.

Nga 9 dhjetori i vitit 2023 deri në 6 janar, ata kanë arritur të vjedhin paratë në bankomate të ndryshme të kryeqytetit. Burime pranë policisë thanë se ata përdornin skemën e klonimit të kartave nëpërmjet pajisjes skimmer.


Një e tillë është dhe kjo pajisje e cila iu sekuestrua një bullgari në vitin 2017 po në Tiranë. Pajisja ka përafërsisht formën e bankomatit ku instalohet. Në pjesën e sipërme të saj vihet një kamera e vogël, që kopjon kodin ose pinin e kartës.

Në vendin ku futet karta vendoset një pajisje tjetër, e cila kopjon numrin e kartës, numrin personal dhe informacione të tjera të saj. Pasi janë marrë informacionet, hakeri prodhon kartën e klonuar nëpërmjet pajisjeve të tjera.

Policia ka arritur të identifikojë edhe një mjet tip “Volkswagen”, të cilin autorët e kanë përdorur për të lëvizur gjatë vjedhjeve, por nuk është lokalizuar ende për shkak se lëviznin pa targa. Për kapjen e tyre blutë ofrojnë një shpërblim prej 5 mijë eurosh./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori