Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, duke folur për masat e reja anti-COVID ka thënë se ora policore po kufizon edhe punën e bizneseve dhe rrjedhimisht do të shkaktojë dëm ekonomik.
Rukiqi ka deklaruar se derisa e gjithë bota ka marrë tjetër qasje në raport me pandeminë e coronavirusit, Kosovë është kthyer me masa drastike.
“I kemi parë vendet e botës ku kanë krejt tjetër qasje në raport me pandeminë. Shumica prej tyre po e trajtojnë si endemi, ndërsa ne kthehemi me masa drastike të cilat kanë qenë në vitin 2020. Kemi një orë policore që fillon shumë herët, e kufizon lirinë e qytetarëve, e kufizon lëvizjen e bizneseve, për më tepër shkakton ekstra dëm ekonomik që tani nuk na duhet fare”, u shpreh Rukiqi.
Po ashtu, Rukiqi u shpreh se edhe pse kishte orë policore, rastet me variantin Omicron janë rritur dhe zgjidhja nuk është kufizimi i orarit të lëvizjes.
“Po ne orë policore patëm edhe deri sonte, e rastet u rritën pasi Omicroni është variant shumë infektues dhe pothuajse asnjë shtet nuk e gjen orën policore apo kufizimet e orarit si zgjidhje të problemit që lidhet me parandalimin apo ngadalësimin e përhapjes së këtij varianti”, tha Rukiqi në RTV Dukagjini.
Tutje, ai shtoi se këto masa kanë qenë të nevojshme para dy ditësh, por jo edhe në vitin 2022.
“Detyrimisht po duhet të japim mendime të natyrës si ato të epidemiologëve por seriozisht kjo përsëritje ose vazhdim i masave që janë, ndoshta kanë qenë faktikisht të nevojshme në 2020, por tash në vitin 2022, janë jo vetëm të papranueshme, por realisht edhe janë pa asnjë efekt në situatën që e kemi. Për më shumë, vet ministri sot e konfirmoi që gjendja në pjesën e hospitalizimeve është shumë stabile dhe nuk ka ndonjë fluks të infektuarve që kërkojnë ndihmë. Sidomos jo ata që i kishim në fillim të pandemisë, në kujdes intensiv. Sidoqoftë, ne kemi kërkuar gjithmonë që masat të jenë proporcionale në raport me gjendjen që e kemi”, u shpreh ai, transmeton Telegrafi.
Rukiqi tha se sa më shumë që po zgjatë pandemia, konsultimet me akterët e rëndësishëm janë duke u zvogëluar.
“Jo, sa më shumë që po zgjat pandemia, në të njëjtën kohë janë duke u zvogëlu konsultat me akterë të rëndësishëm. Ne e kemi autorizu Shoqatën e Gastronomëve me negociu me Ministrinë, pasi është brenda Odës Ekonomike të Kosovës. Por, deri tani nuk po shohim asnjë konsultë që po reflekton me ndryshim të qëndrimit, se konsulta sa për sy e faqe mund të mbahen, por nëse nuk vërejmë rezultat si rezultat i konsultave, atëherë është problem”, theksoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Frutex kryeson në eksportin e pijeve me 66% rritje
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
Zbuloni potencialin e etiketave private me partnerin tuaj të besuar, HAJÉ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë