LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Fuqizimi i prodhimit vendor duhet të jetë shtylla kryesore e rimëkëmbjes së ekonomisë

Rukiqi: Fuqizimi i prodhimit vendor duhet të jetë shtylla kryesore e rimëkëmbjes së ekonomisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, sot vizitoj kompaninë ABI Progres, për të parë nga afër aktivitetin e grumbullimit të produkteve sezonale nga fermerët dhe bujqit nga tërë Kosova.

Kompania ABI Progres, pavarësisht grumbullimit të stoqeve dhe vështirësive në plasimin e produkteve finale, për shkak të rënies së kërkesës në tregje, si pasojë e pandemisë COVID-19, edhe këtë vit ka vendosur të grumbulloj, pa asnjë kufizim të gjitha produktet e kultivuara nga fermerët dhe bujqit e vendit tonë, në mënyrë që t’i ndihmohet kategorive me të rëndësishsme për mirëqenien e familjeve tona.


“Përkrahja për fermerët dhe bujqit nga kompanitë tona vendore nga kompania ABI Progres dhe pronari i saj Irfan Fusha, është shembulli më i mirë i promovimit të zingjirit të zhvillimit dhe promovimit të produkteve vendore, por ky zinxhir mund të bëhët i qendrueshëm dhe shtyllë e zhvillimit të vendit, vetëm me përkrahje efikase dhe mirë të dizajnuar, përmes politikave publike dhe përkrahjes financiare adekuate nga buxheti i vendit. Fuqizimi i kompanive vendore dhe promovimit të produkteve vendore duhet të jetë shtylla kryesore e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike”, tha Rukiqi.

Kryetari i Odës, Rukiqi, do të vazhdoj edhe në ditët në vijim vizitat në kompani për të ngritur vëmëndjen për nevojnë e përkrahjes të fuqishme institucionale për rimëkëmbjen ekonomike. /Telegrafi/