LAJMI I FUNDIT:

Rugova konfirmon negociatat e LDK-së me Alternativën e AKR-në, por edhe me VV-në, nëse ajo nuk përzihet në punët e LDK-së

Rugova konfirmon negociatat e LDK-së me Alternativën e AKR-në, por edhe me VV-në, nëse ajo nuk përzihet në punët e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, konfirmon se subjekti i tij polituk është në negociata me Alternativën e  Mimoza Kusarit, për një bashkim të mundshëm në listë zgjedhore, mirëpo ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Rugova, në një intervistë për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka thënë se edhe me AKR-në e Pacollit po ndodhin biseda përafrimi dhe vullneti i LDK-së është që sa më shumë subjekte të bëhen bashkë.


“Nuk është marrë ende ndonjë vendim, është e saktë se ka biseda me ‘Alternativën’ dhe se ka vullnet të dy palëve. Negociata ka edhe me AKR-në por të shohim sa mund ti përafrojmë qëndrimet. Negociatat kuptohet me dijeninë e liderit deri më tash zhvillohen në nivele më të ulëta të përfaqësuesve të partisë”, tha Rugova.

I pyetur rreth një bashkimi në listë edhe me Vetëvendosjen, nënkryetari i LDK-së Haki Rugova ka thënë se ka sinjale pozitive në këtë drejtim, mirëpo kushtet e VV-së nuk duhet të jenë përzierje në punët e brendshme të LDK-së.

“Ka sinjale pozitive edhe nga ana e VV-së, por  nuk bënë askush të përzihet në punët e brendshme të LDK-së. Nuk është çështje e VV-së  kush është lider i LDK-së. Një lloj negocimi i tillë eventual nuk është fer dhe është i papranueshëm për LDK-në”, deklaroi Rugova për Radio Dukagjinin.

Ndryshe përfaqësues të VV-së kanë deklaruar një bashkëpunim të mundshëm parazgjedhor me LDK-në nën kushtin e ndryshimeve të lidershipit të kësaj të fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori