LAJMI I FUNDIT:

Rudiger tallet me humbjen e Barcelonës ndaj Leganes – pamjet janë bërë virale

Rudiger tallet me humbjen e Barcelonës ndaj Leganes – pamjet janë bërë virale

Vikendi që lamë pas ishte i mbushur me befasi në La Liga pasi gara për titull pati disa lëvizje interesante. 

Teksa po futeshim në javën e 17-të të kampionatit spanjoll, Real Madridi pati një mundësi të artë për të marrë pozitën e parë në rast se do fitonin ndaj Rayo Vallecanos të shtunën. 

Por ekipi i Carlo Ancelottit dështoi, pasti ata u ndalën me barazim 3-3 në ‘Estadio de Vaellecas’, duke i dhënë një mundësi blaugranasve që ta zgjerojnë epërsinë në krye të tabelës me katër pikë në rast fitoreje ndaj Leganes. 


Në letër, kjo ndeshje duket të ishte mjaft e lehtë për Barçën, por në fakt nuk ndodhi ashtu pasi ata u mposhtën me rezultat 1-0 mbrëmjen e së dielës nga ky kundërshtar. 

Ky rezultat i Barcelonës shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku në mesin e atyre që reaguan ishte edhe mbrojtësi Antonio Rudiger. 

Rudiger ishte pjesëmarrës në një ngjarje të Red Bull dhe tashmë janë bërë virale pamjet kur ai përmes telefonit e kupton se rivali i tij ka humbur pikët. 

Barcelona tashmë ka 38 pikë nga 18 ndeshje të luajtura në La Liga, aq sa ka edhe Atletico Madridi në pozitën e dytë që ka një ndeshje më pak të luajtur dhe do të takohet me Barçën më vonë gjatë kësaj jave./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori