I dërguar i posaçëm dhe koordinator i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, James Rubin tha të hënën në Podgoricë se pas bisedimeve me zyrtarët malazezë dhe krerët e partive, ai ishte “bindur se Mali i Zi nuk do t’i drejtohet më Beogradit dhe Moskës”.
Me takimet në Podgoricë, Rubin filloi vizitën e tij në vendet e rajonit ku, siç ishte paralajmëruar më parë nga Departamenti i Shtetit, do të diskutojë për luftën kundër dezinformatave ruse.
Ai, gjithashtu u tha gazetarëve në Podgoricë se beson që lufta kundër dezinformatave do të jetë prioritet i qeverisë së re malazeze.
“Nëse dezinformatat ruse dominojnë hapësirën këtu, do të jetë e vështirë të arrihet përparim. Ajo që kam dëgjuar nga liderët këtu dhe ajo që më ka inkurajuar, është se ata do të jenë të fokusuar tek ne dhe tek Bashkimi Evropian”, tha Rubin.
Ai theksoi se ka një sërë mediash në Mal të Zi që përhapin dezinformata nga Rusia dhe Kina dhe se qeveria duhet të merret urgjentisht me këtë problem.
“Për shembull, Rusia dhe Kina përsërisin se në Ukrainë ka fabrika të armëve biologjike, përkundër që është vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë, ose se në një farë mënyre Shtetet e Bashkuara e donin këtë luftë, gjë që është gjithashtu e pakuptimtë”, tha ai.
Pa specifikuar nëse ka folur me liderët e lëvizjes “Evropa tani”, kandidati i së cilës, Jakov Millatoviq, është president i ri i shtetit, Rubin tha se ka dëgjuar nga “ata liderë” se janë të gatshëm t’i përkushtohen seriozisht luftës kundër dezinformimit.
“Kam biseduar me njerëz që mund të jenë pjesë e asaj Qeverie (të re) se si të luftohet kundër saj (dezinformimit) dhe cila është mënyra në pushtetin e ri për të zgjidhur sistematikisht këtë çështje. Jam i inkurajuar nga ajo që kam dëgjuar, edhe pse nuk e di se kush do të jetë në pushtet”, theksoi ai.
Ai tha se është “i kënaqur që liderët malazezë e kuptojnë” se për çfarë sfide bëhet fjalë, se lufta kundër dezinformatave është pjesë e një demokracie të suksesshme.
Rubin tha se pushtimi rus i Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022, i bëri gjërat “të qarta për të gjithë në këtë rajon”.
I pyetur se si duhet të luftojë Mali i Zi kundër dezinformatave, duke pasur parasysh ndikimin e madh të Beogradit dhe Kishës Ortodokse Serbe, Rubin tha se duhet bërë 100 për qind përpjekje për të bllokuar kanalet e dezinformimit.
“Ne duhet të respektojmë lirinë e fjalës, ju keni të drejtë të keni qëndrime dhe të raportoni për to. Ky është problemi, gjetja e kufirit midis lirisë së medias dhe dezinformatave të rrezikshme. Është e vështirë, por është e mundur”, tha zyrtari amerikan.
Ai shtoi se kur bëhet fjalë për Kishën Ortodokse Serbe, pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar rrethanat në rajon dhe se sytë e të gjithëve janë hapur.
“Do të ishte mirë që besimtarët e Kishës Ortodokse Serbe të kujtojnë se edhe ukrainasit janë ortodoksë dhe se janë viktima të kësaj lufte”, tha Rubin.
Pas Podgoricës, Rubin do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ku në Tiranë do të marrë pjesë në takimet me ambasadorë amerikanë nga Ballkani Perëndimor.
Në Podgoricë, të hënën u publikua analiza e fundit e Qendrës Dixhitale Ligjore të Podgoricës (DFC), e cila tregoi se autoritetet kompetente do të duhej “t’i qasen seriozisht reduktimit të problemit të dezinformimit” në shoqëri.
“Bëhet fjalë për vullnet politik, pasi, pavarësisht ndalimit të transmetimit të Russia Today (Rusisë Sot) dhe Sputnik në territorin e Malit të Zi, është e mundur të hyni në portalet e tyre pa pengesa”, tha DFC në një analizë të datës 10 prill.
Në prill të vitit të kaluar, Agjencia kompetente e Malit të Zi për Media Elektronike mori vendim për mbylljen e mediave të Moskës, Russia Today dhe Sputnik.
Siç u tha, me atë vendim, Mali i Zi rreshtohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në monitorimin e masave kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, raporton REL.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë