LAJMI I FUNDIT:

RTVM e zhytur në borxhe, BRE mund të zbatojë sanksione

RTVM e zhytur në borxhe, BRE mund të zbatojë sanksione

Shikuesit e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM) së shpejti mund të mbeten pa ngjarjet evropiane sportive, pa “Eurovisionin”, programe të huaja, filma dhe dokumentare për shkak të borxhit ndaj Bashkimit të Radiodifuzioneve Evropiane (BRE).

Burime nga këshilli programor në RTVM, për PINA zbulon se borxhi tejkalon shifrën e 500 mijë eurove. Kjo shumë në krahasim me të ardhurat e shërbimit kombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në fund të vitit 2016 RTVM kishte të ardhura prej 19.3 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm ndaj kreditorëve të huaj dhe vendor arrinë 21.8 milionë euro.

Kler Reinford, përfaqësuese e marrëdhënieve me publikun e BRE, thekson se RTVM ka borxh për shkak se ballafaqohen me sanksione të nivelit të tretë./Telegrafi/