Këshilli i Evropës do ta zgjedhë më 15 nëntor raportuesin për Kosovën. Kandidat për këtë detyrë është edhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, rusi Aleksey Kondratyev.
Sipas të dhënave të marra, e të bazuara në burime të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, kandidati rus për raportues për Kosovën ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001. Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.
“Ka dyshime të bazuara se Aleksey Kondratyev është i përfshirë në një rast skandaloz, që pati ndodhur mëngjesin e hershëm të 4 shtatorit të vitit 2001 në Prishtinë në një lokal nate, ku thuhet se Kondratyev fillimisht ta dashur ta rrëmbejë me dhunë një punonjëse të këtij lokali. Skandali, pas një përleshje të gjatë në mes palëve të përfshira në rast, pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një pjesëtari të sigurimit të lokalit”, thotë zyrtari i lartë i njërit prej institucioneve të sigurisë së Kosovës, raporon RTK.
Aleksey Kondratyev, në biografinë e tij tregon se ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse, i njohur si GRU, dhe gjatë kësaj kohe ka shërbyer si pjesëtar i kontigjentit të KFOR-it. Gjithashtu, në biografinë e tij, thuhet se ka qenë i plagosur në Kosovë, pa treguar se në çfarë rrethanash ka ndodhur rasti. Menj%herë, pas plagosjes, Kondratyev është kthyer në Rusi, ku ka vazhduar studimet e mëtejme në një akademi ushtarake.
Edhe mediat lokale në Kosovë, por edhe media ndërkombëtare kishin raportuar për rastin e plagosjes së një pjesëtari të ushtrisë ruse të KFOR-it mëngjesin e hershëm të 4 shtatorit 2001 në Prishtinë.
“Thuhet se tre ushtarët ishin jashtë detyrës zyrtare, në rroba civile dhe pa armë në kohën e incidentit, të cilët siç thuhet, ishin në lokalin e natës”, kishte raportuar “Irish Times”, raport i cili gjendet në linkun https://www.google.com/amp/s/www.irishtimes.com/news/russians-injured-in-kosovo-shooting-1.395305%3fmode=amp
Ndërsa, e përditshmja lokale e Kosovës “Koha Ditore”, kishte raportuar duke u thirrur në zëdhënësin e UNMIK-ut Denis Norton, se “Së paku një ushtar rus është në spital për shkak të plagëve të marra. Po ashtu janë edhe katër qytetarë të cilët kanë qenë ët lënduar”.
Dëshmitarë të tjerë të ngjarjes së kësaj ngjarjeje, kishin thënë se “përleshja ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit dhe rusët kanë qenë në atë vend duke pirë dhe kanë filluar t’i rrahin truprojat e klubit dhe pas asaj ata kanë plagosur njërin”,
Për këtë rast është zhvilluar në Kosovë një procedurë e gjatë gjyqësore, e cila ka përfunduar vetëm në vitin 2019. Nuk është arritur të vërtetohet krejtësisht nëse Kondratyev ka qenë ai i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast, por sipas zyrtarit të lartë të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, “ka dyshime të bazuara se Kondratyev është i përfshirë në këtë rast. Të dhënat tona flasin se në këtë vit në Kosovë ka qenë vetëm një plagosje e ushtarëve rusë, megjithëse në këtë kohë ka pasur edhe vrasje të ushtarëve rusë. Ky është dyshimi kryesor. E dyta, sepse Kondratyev, menjëherë pasi është plagosur është kthyer në Rusi për të vazhduar jetën, sepse sipas procedurave të KFOR-it, të përfshirët në incidente nuk ka vazhduar të shërbejnë në misionin paqeruajtës të KFOR-it.”
Siç raportuan mediat kosovare gjatë të kësaj jave, Aleksey Kondratyev tashmë gjendet në pozita të larta të Federatës së Rusisë, kurse nga aktivitetet e shënuara të tij janë edhe takimi me diktatorin sirian Bashar Al-Asadin.
RTK ka raportuar para disa dite për veprimtarinë jomiqësore te Kondratyev ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. /RTK/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi