LAJMI I FUNDIT:

RTK largohet nga Projektligji për Pagat

RTK largohet nga Projektligji për Pagat

Sindikata e Punëtorëve e Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK), ka njoftuar se ky institucion është larguar nga Projektligji për Pagat.

Sindikata, gjithashtu i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më parë të miratojë ligjin e ri të RTK-së, me të cilin do të zgjidheshin problemet e brendshme.

“Sindikata e Punëtorëve e RTK-së falënderon të gjithë kolegët e RTK-së dhe Shoqatën Sindikale të Radio Kosovës për mbështetje në dy protestat e mbajtura para pak ditësh, ku me mbështetjen e të gjithë kolegëve të RTK-së ia arritëm ta largojmë RTK-në nga ligji për pagat, sipas të cilit gazetarët do të trajtoheshin si shërbyes civilë, ndërsa RTK do të shndërrohej nga një medium publik në atë shtetëror”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.


SPERTK kërkon që ligj i ri për RTK-në të miratohet sa më parë, në të kundërtën çdo vonesë tjetër është e papranueshme këtë institucion.

“Në rastin e kundërt, ne do t’i vazhdojmë protestat së shpejti dhe do të përdorim masa të tjera të lejuara me ligjin sindikal. SPERTK më nuk do të tolerojë që RTK të mbetet në gjendjen e tanishme e krejt kjo në mungesë të ligjit të ri, i cili duhet të miratohet urgjentisht”, vijon njoftimi. /Telegrafi/