LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi: Pozitë e opozitë duhet të bashkohemi për procesin e Vettingut, vendi ka nevojë për reformë në sistemin e drejtësisë

Rrustemi: Pozitë e opozitë duhet të bashkohemi për procesin e Vettingut, vendi ka nevojë për reformë në sistemin e drejtësisë

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për procesin e Vettingut në drejtësi dhe opinionit të Komisionit të Venecias për këtë çështje.

Rrustemi ka thënë se opinioni i Komisionit të Venecias i ka dhënë dritën e gjelbër për të vazhduar reformat në drejtësi.

“Në seancën plenare të komisionit të Venecias u miratua opinioni për draft dokumentin për Vettingun. Përmes këtij opinioni, Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër për të vazhduar me reformat në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka shtuar se në opinionin për Vettingun konstatohet nevoja e domosdoshme për të pasur reformë në drejtësi.

“Grumbullimi masiv i lëndëve të pazgjidhura, mungesa e besimit në sistemin e drejtësisë, ekzistimi i korrupsionit gjyqësor, stërzgjatja e gjykimeve, problemet me zgjedhjen e kryeprokurorit janë disa nga problemet sistematike të sistemit tonë të drejtësisë. Këto janë konfirmuar edhe nga konstatimet e Komisionit të Venecias. Reformimi tërësor i sistemit të drejtësisë është i nevojshme”, u shpreh Rrustemi.

Deputeti i LVV-së bëri thirrje që të gjithë si pozitë ashtu edhe opozitë të jenë të bashkuar në këtë proces, duke thënë se është e nevojshme që të jenë të bashkuar në çështje jetike për vendin.

“Është thelbësore që në çështjet jetike për vendim tonë të jemi të gjithë së bashku, siç është rasti me sistemin e drejtësisë. Çështje të tilla është e rëndësishme që secili nga ne si pozitë e opozitë të jep kontributin e tij. Shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit është i domosdoshëm për këtë vend”, tha Rrustemi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori