LAJMI I FUNDIT:

Rruga Zhelinë-Jegunoc pa asnjë sinjalizim

Rruga Zhelinë-Jegunoc pa asnjë sinjalizim

Rruga regjionale Zhelinë-Jegunoc, edhe pse para një viti është asfaltuar në pjesën më të madhe të saj, në kuadër të asfaltimit që filloi në rrugën e vjetër Shkup-Tetovë, megjithatë nuk ka asnjë sinjalizim as horizontal as vertikal. Kjo rrugë që fillon në territorin e komunës së Zhelinës dhe përfundon një pjesë në komunën e Jegunocit dhe tjetra në komunën e Tearcës e që është në kategorinë e rrugëve regjionale, në këtë periudhë vazhdon të jetë e rrezikshme, edhe për shkak të faktit se kjo periudhë karakterizohet me mjegull të dendur,që shkakton shumë telashe për vozitësit, dhe nuk ka as vija të bardha apo të verdha anësore dhe vijë ndarëse në mes që vozitësit të kenë orientim më të mirë gjatë orëve të natës. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski i pyetur se pse mungon sinjalistika në një rrugë mjaft të frekuentuar që lidh disa komuna dhe në këtë mënyrë vihen në rrezik drejtuesit e automjeteve, ai është përgjigjur shkurt se ndërmarrja përgjegjëse për këta rrugë do të merr masa për të vendosur sinjalizimin e nevojshëm por pa dhënë ndonjë afat konkret.


“Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve Magjistrale dhe Regjionale do të ndërmarrë të gjitha masat dhe hapat e nevojshme për vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në atë rrugë”, deklaroi ministri, Bllagoja Boçvarski.
Drejtori i Agjencionit për rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, shprehet se do të angazhojnë ndërmarrjen tjetër “Makedonija Pat”, që të bëjë projekt për të vendosur sinjalistikën e nevojshme. Rustemi pranon se në këtë rrugë ka mungesë të shenjave dhe mburojave përgjatë rrugës. ‘Është fakt se në rrugën nga Zhelina deri në Jegunoc dhe fshatin Shemshovë, ku ne vitin e kaluar kemi bërë rehabilitimin e komplet asaj rruge dhe gjithashtu për pjesën e sinjalizimit përgjegjëse është ndërmarrja tjetër “Rrugët e Maqedonisë së Veriut’, ku së cilës I kemi kërkuar vendosjen e sinjalistikës rrugore. Ne këtë vit do të shohim të bëjmë një tenderim për vendosjen e sinjalizimit qoftë horizontale qoftë vertikale pasi që e shohim se nuk është në gjendje që të kryejë në nivelin e duhur këtë gjë ajo ndërmarrje. Prandaj do të bëjmë një procedurë tenderimi me kornizë që më pas e njëjta të na shërbejë për këtë qëllim”, tha Rustemi.
Në ndërkohë, nga policia e Tetovës thonë se lidhur me aksidentet e shpeshta që ndodhin, ata bëjnë çdo tre muaj vëzhgime të gjendjes së rrugëve dhe njoftojnë organet kompetente.“Detyrimi i Policisë së Komunikacionit është që në çdo tre muaj të bëjë vëzhgim të terrenit gjegjësisht rrugëve, shenjave të komunikacionit e kështu me radhë. Për çdo dëmtim të rrugës, për çdo mungesë të shenjave të komunikacionit, njoftohen organet kompetente dhe kërkohet nga ata që sa shpejtë të jetë e mundur të mënjanohen ato mangësi apo të vendosen shenjave adekuate në vende të caktuara” deklaroi, zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi. Përveç kësaj, në këtë rrugë nuk ka mburoja anësore prej metali. Të njëjtat janë vendosur vetëm në një pjesë në fillim afër kazermës së Jerebinës dhe më pastaj tërë rruga është pa mburoja. Tërë kjo situatë shkakton pasiguri në këtë rrugë, kur kemi parasysh se përgjatë kësaj rruge ka edhe shumë qen endacak, dhe shpesh herë ndodhin aksidente trafiku me pasoja të rënda dhe dëme materiale të mëdha. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori