Nga: David Byrne (grupi Talking Heads, kënga “Road to Nowhere”, albumi “Little Creatures”, 1985) Përktheu: Agron ShalaPaj, po e dimë ku jemi kah shkojmë Po s’po e dimë ku jemi kânë Edhe po e dimë çka po dimë Po s’po mujmë me kallxu se ç’a kemi pa E nuk jemi fëmijë t’vegjël Se po e dimë çka po domë E ardhmja âsht e qartë Ana pak kohë t’i biem n’fije

Jemi n’rrugën pa krye
Futu brenda
Tuj e bâ rrugëtimin pa krye
Atë rrugë tuj e marrë


Po ndihna mirë n’këtë mëngjes
Edhe dije
Jemi n’rrugën për n’Xhenet
Qe po nisemi, po nisemi

Jemi n’rrugën pa krye
Futu brenda
Tuj e bâ rrugëtimin pa krye
Atë rrugë tuj e marrë

Nashta po do me ditë ku je
Hiç s’po ma nien
Koha k’tu âsht n’anën tonë
Po t’çon atje... t’çon atje

Jemi n’rrugën pa krye Jemi n’rrugën pa krye

Nji qytet n’mendje e kam
Bashkohu e merre këtë rrugëtim
Krejt n’rregull âsht, zemër, krejt n’rregull

Edhe âsht shumë larg
Ama po rritet dita-ditës
Krejt n’rregull âsht, zemër, krejt n’rregull

A po do me ardhë me mu
Mundesh me m’ndihmu këtë kangë me knu
Krejt n’rregull âsht, zemër, krejt n’rregull

Munen me t’kallxu ç’a me bâ
Po budallë kanë me t’bâ
Krejt n’rregull âsht, zemër, krejt n’rregull

Jemi n’rrugën pa krye Jemi n’rrugën pa krye