Në emër të mospunës efektive, amortizimit të mjeteve të punës, si dhe për shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj bankave konsorciumi “Bechtel & Enka” përpos mjeteve të parapara me kontratë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit nga Qeveria ka kërkuar edhe 63 milionë euro shtesë
Qeveria e Kosovës pritet t’ia paguajë konsorciumit “Bechtel & Enka” edhe 63 milionë euro shtesë përpos atyre të parapara me kontratë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, për shkak të neglizhencës në marrje të vendimeve të Qeverisë së kaluar.
Para pak ditësh përmes një shkrese zyrtare konsorciumi në fjalë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua paguajë këtë shumë të mjeteve në emër të mospunës efektive pa fajin e tyre, në emër të amortizimit të mjeteve të punës, si dhe për shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj bankave, shkruan Gazeta “Zëri”.
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, tha se nga konsorciumi “Bechtel & Enka” ka marrë një kërkesë për pagesën e 63 milionë eurove shtesë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit për shkak të neglizhencës dhe mosvendimmarrjes të ish-ministrit të Infrastrukturës.
“Ajo që vlen të theksohet është se disa herë kanë komunikuar, janë ulur në tavolinë, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë vendim për riprogramim të vijave buxhetore për t’i shlyer obligimet ndaj kësaj kompanie. Kështu që në shkresën që ma kanë dërguar mua në emër të mospunës efektive, të precizuar me kontratë, për amortizim, për shlyerjen e obligimeve bankare, për kreditë që i kanë marrë, ata kanë kërkuar nga ne që t’ua paguajmë këtë shumë të mjeteve prej 63 milionë eurove”, ka thënë Lekaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova