LAJMI I FUNDIT:

Rruga drejt të ardhmes, në Holandë hapet shtegu solar për çiklistë që prodhon energji elektrike

Rruga drejt të ardhmes, në Holandë hapet shtegu solar për çiklistë që prodhon energji elektrike

Autoritetet në rajonin Utrecht të Holandës, kanë hapur të mërkurën siç thonë ata: “shtegun më të gjatë solar në botë të çiklistëve”, duke lidhur burimin e qëndrueshëm të energjisë me transportin pa ndotje.

Nxënësit e një shkolle fillore për herë të parë kanë vozitur biçikletat në shtegun e gjatë 330 metra, në fshatin Martensdijk në afërsi të Utrechtit, transmeton Telegrafi.

Shtegu përbëhet prej blloqeve të betonit të mbuluara me një shtresë të hollë transparente, që mbron dhe lejon depërtimin e dritës së diellit në qelizat diellore në blloqet e betonit që prodhojnë energji elektrike.


Qëllimi i këtij pilot-projekti është që të konfirmohet se rrugë të tilla me qëllime të shumëfishta mund të përdoren për prodhimin dhe përdorimin e energjisë solare, dhe t’ju shërbejë çiklistëve për vozitje.

“Është shumë e rëndësishme. Duam të jemi neutral sa i përket ndryshimeve klimatike deri më 2040, dhe për këtë duhet të kemi guxim të përdorim inovacione, e ky është një inovacion”, ka thënë Arne Shadele, zyrtar rajonal.

Shtegu solar për çiklistë është hapur në ditën kur Bashkimi Evropian po prezanton projektin e ri, për të përmbushur premtimin se gjatë kësaj dekade do të zvogëlojnë për 55 për qind emetimin e gazrave që nxitin ngrohjen globale.

E një prej personave të parë që e provoi shtegun është 11-vjeçari Machiel van Leuven, që tha se “për një ambient më të mirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori