Me reformën e ligjit të marrjes së shtetësisë, qeveria federale e Gjermanisë dëshiron të shkurtojë periudhën e pritjes përpara marrjes së nënshtetësisë. Në të ardhmen, kjo do të jetë e mundur vetëm pas pesë vitesh, krahasuar me tetë vjet që janë aktualisht.
Shtetësia e dyfishtë do të jetë gjithashtu e mundur në të ardhmen. Deri tani, në parim, duhet të heqësh dorë nga shtetësia që ke përpara se të marrësh nënshtetësinë gjermane.
Marrja e nënshtetësisë gjermane është e përjashtuar shprehimisht për personat që kanë kryer vepra penale për motive antisemite ose raciste. Njerëzit që kanë ardhur në Gjermani në vitet 1970 si punëtorë mysafirë ose në RDGJ deri në vitin 1990 si punëtorë me kontratë do t’u nënshtrohen kërkesave më të ulëta gjuhësore. Atyre gjithashtu nuk do t’u duhet të kalojnë një test për marrjen e shtetësisë.
Faeser: Kontribut për aftësinë për konkurrencë
Ministrja e Brendshme Federale, Nancy Faeser (SPD) e sheh thjeshtimin e planifikuar të rregullave të shtetësisë si një kontribut për rritjen e fuqisë konkurruese të Gjermanisë. “Ne jemi në mes të një gare globale për të tërhequr talentet më të mirë”, tha Faeser. “Por ne do të fitojmë mendjet më të mira vetëm nëse ata mund të bëhen pjesë e plotë e shoqërisë sonë në të ardhmen e afërt,” shtoi ajo.
Sipas të dhënave nga ministria e saj, deri tani rreth 14 për qind e popullsisë nuk ka pasaportë gjermane – pak më shumë se dymbëdhjetë milionë njerëz. Prej tyre, rreth 5.3 milionë kanë jetuar në Gjermani për të paktën dhjetë vjet. Edhe kjo tregon se ligji i shtetësisë duhet të modernizohet, shpjegoi Faeser. Në vitin 2022, për pasaportë gjermane aplikuan 168.545 persona, shifër që përfaqëson vetëm 3.1 për qind të shtetasve të huaj që kanë jetuar këtu për të paktën dhjetë vjet. Krahasuar me Bashkimin Evropian, kuota e marrjes së nënshtetësisë gjermane është nën mesataren.
Më pak pengesa për ndryshimin e gjinisë në pasaportë
Kabineti federal gjithashtu dëshiron të zbatojë të ashtuquajturin ligj të vetëvendosjes. Në të ardhmen, të gjithë në Gjermani do të mund të përcaktojnë vetë gjininë dhe emrin e tyre dhe t’i ndryshojnë ato përmes një procedure të thjeshtë në zyrën e gjendjes civile.
Sipas Ministrisë së Familjes dhe Drejtësisë, ligji u drejtohet personave transgjinorë, ndërgjinorë dhe jobinarë. Ligji për vetëvendosje kritikohet herë pas here, veçanërisht nga CDU/CSU dhe AfD.
Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann (FDP) e konsideroi projektligjin një sukses të koalicionit tripartiak në pushtet dhe e mbrojti atë kundër dyshimeve. Ai tha për gazetën e Berlinit “Tagesspiegel” se reforma ka të bëjë me lirinë dhe dinjitetin e personave transgjinorë. Shteti nuk duhet t’i trajtojë ata më si “të sëmurë”. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'