Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vijuar fushatën elektorale në lagjen Veternik, ku u prit nga një numër i madh qytetarësh.

Gjatë takimit me banorët, Rama prezantoi projektet e realizuara gjatë katër viteve të fundit, duke përmendur rrugën A, rrugën B, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe një sërë investimesh të tjera në infrastrukturë, shkolla dhe hapësira publike.


“Folëm nga afër me banorët për punët e kryera, për investimet 4-vjeçare, për 70 mijë shërbime, për rrugë e infrastrukturë, shkolla, Parkun e Madh dhe shumë projekte të tjera,” tha Rama.

Ai u shpreh optimist për fitoren në zgjedhje dhe për vazhdimin e mandatit të dytë.

“Edhe 4 vitet e ardhshme të jemi së bashku. Hajde Prishtina,” tha Rama.