LAJMI I FUNDIT:

Rrotat 20,000 dollarë të BMW-së tani janë në dispozicion edhe në Amerikën e Veriut

Rrotat 20,000 dollarë të BMW-së tani janë në dispozicion edhe në Amerikën e Veriut

Katalogu i pjesëve të BMW M përmban shumë “pjesë të lezetshme”, por pjesa më e veçantë ndoshta deri tani është paketa e rrotave.

BMW lançoi paketën e rrotave në nëntor 2023, por ajo nuk ishte e disponueshme në Amerikën e Veriut – deri më tani.

Dhe sipas BMW Blog, tregtarët në Amerikën e Veriut tani po pranojnë porosi për paketën e rrotave me bllokim qendror në shumën prej afro 20,000 dollarë.


Ka vetëm një pjesë të vogël të kompleteve të plota të rrotave të disponueshme në Amerikën e Veriut, por prodhuesi gjerman i automjeteve mund të dorëzojë më shumë paketa me rrota nëse ka kërkesa.

Siç bëhet e ditur më tej, për të hequr dhe vendosur këto rrota, do t’ju nevojiten mjete dhe materiale të specializuara. /Telegrafi/