Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur i lënduar pas rrokullisjes së traktorit me të cilin po lëvizte.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila ka bërë të ditur se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.


“Njësitet policore të Stacionit Policor Skenderaj dhe Emergjenca kanë dalë në vendngjarje, ku sipas mjekut, personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë. Ai është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal në Mitrovicë,” ka deklaruar Pllana.

Policia është duke hetuar rrethanat e aksidentit.