Rrokulliset një veturë në rrugën "Astrit dhe Arbnor Dehari" në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Astrit dhe Arbnor Dehari” në Prishtinë.
Telegrafi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku një veturë shihet teksa është përmbysur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar në këtë aksident, derisa ambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































