Theksi është vënë tek pantallonat dhe xhinset, në kombinim me xhaketat dhe bluzat.

Në revynë e Chanel, të mbajtur në kuadër të Javës së Modës në Paris, kemi pasur rastin të shohin damat e njohura të stilizuara, të cilat kanë ardhur të kënaqen në spektaklin e modës çfarë di të organizojë vetëm Karl Lagerfeld.


Kombinimet e tyre të modës mund t’ju shërbejnë si inspirim, transmeton Telegrafi.

anamaria vartolomei 1488974414 111389

1. Pantallona të zeza, bluzë të zezë dhe xhaketë bezhë të thurur – për damën elegante, afariste. Sipas shembullit të aktores së re Anamaria Vartolomei.

fibi tonkin foto reuters 1488974769 111393

2. Xhinse klasike në kombinim me xhemperin dhe këpucët të zeza me taka – shik dhe elegante, sipas shembullit të aktores Phoebe Tonkin.

kasta foto reuters 1488975087 111401

3. Aktorja dhe manekinia Marie-Ange Casta ka mbajtur leksion elegance – pantallona të zeza model të gjerë, pulovër dhe fanellë me fyt, me detaje të mjaftueshme të cilat freskojnë kombinimin ngjyrë të zezë-bezhë.

reuters 1488976011 111403

4. Sofia Coppola dhe Erin Wasson kanë qëlluar në shenjë. Njëra në xhinse dhe xhaketë, tjetra në kompletin bardhë-zi. /Telegrafi/