Vetullat e tyre janë vendosur në zonën mbi sisët, ndërkaq kërthizën e mbulojnë buzët e tij. Në pjesën pubike “është vendosur” mjekra e Trumpit.

Qëkur ka hyrë në fushatën presidenciale, kryetari i tashëm amerikan, Donald Trump, është inspirim i shumicës në kreacioneve të produkteve të ndryshme.


Disa kanë bërë torta me fotografinë e tij, të bërë nga qirinjtë e dyllit, kanë shtypur në fanella, dhe në shumë pjesë të tjera rrobash, transmeton Telegrafi.

59494b1929000020003b03d3

Mirëpo produkti i fundit i cili ka tronditur valët midis qytetarëve të SHBA-së gjithsesi janë rrobat njëpjesëshe të banjës të prodhuesit Beolvenshirts.com, i cili ka nxjerrë në treg rroba banje me fotografinë e Donald Trumpit.

Vetullat e tij janë vendosur në zonën mbi sisë, ndërkaq kërthizën e mbulojnë buzët e tij.

4193E4E200000578 4626666 image a 49 1498078415013

Çmimi i këtyre rrobave në web-shop janë me ulje 49.95 dollarë.

Nëse juve nuk ju pëlqen fotografia e Donald Trumpit mbi trupin tuaj, gjithmonë nga oferta e tyre mund të zgjidhni edhe rrobat me motiv të gjoksit të meshkujve leshatakë, apo fanellën e Kim Jong Un-it.

143876d5ddef2e83ef12

/Telegrafi/