LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare uron krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare uron krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare i shtrirë në 25 shtete të botës kanë uruar Kosovën për themelimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas njoftimit, urimi shkon për tre liderët shtetëror.​


“​Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare e presidenti i saj, Nazar Mehmeti shprehin besimin e plotë se institucionet e reja të Kosovës, do të punojnë të përkushtuar për shtetësinë e Kosovës, integrimet euro–atlantike të saj, zhvillimin në nivele të reja të ekonomisë e kulturës, sigurisë e mbrojtjes, të shëndetësisë e arsimit në Kosovë, për rritjen e klimës së mirë për bizneset e investimet e diasporës në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/