Rrjedhja e ujit në kanalin Ibër-Lepenc, Mujka: Sot do të nis ndërtimi i një by-passi, do të zgjasë disa ditë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc ka shkaktuar dëme të mëdha, të cilat po vazhdojnë të sanohen edhe gjatë këtyre ditëve.
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka në një prononcim për Telegrafin ka thënë se mbrëmë ka pasur një intervenim serioz në kanal për shkak të dëmeve nga eksplozivi i hedhur dhe kushteve atmosferike.
Mujka ka treguar se ka pasur rrjedhje në kanal dhe se është dashur që tubat t’i zëvendësojnë me një kontejner e sipas tij, këtë e kanë realizuar gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes, shkruan Telegrafi.

“Ka pasur çarje, dëmtime të shumta, të cilat kanë shkaktuar edhe rrjedhje në kanal. Kështu që na u ka deshtë mbrëmë t’i zëvendësojmë tubat me një kontejner dhe këtë e kemi realizuar gjatë mbrëmjes, pas mesnate deri sot në mëngjes në mënyrë që qytetarët dhe operatorët të mos e hetojnë mungesën e ujit”, ka thënë Mujka.
Ai ka thënë tutje se furnizimi me ujë tashmë është normalizuar dhe sot do të fillojnë me ndërtimin e një by-passi, i cili do të ju ndihmojë në renovimin e kanalit në mënyrën e duhur.
“Furnizimi është kthyer në normalitet në orët e para të mëngjesit, ndërsa nga sot do të vazhdojmë të ndërtojmë një by-pass, i cili do të zgjasë tre-katër ditë derisa të ndërtohet, pastaj qarkullimi i ujit do të bëhet përmes këtij by-passi dhe do të na jep mundësinë ta renovojmë në mënyrën e duhur”, ka shtuar Mujka.
Mujka është shprehur se ndërtimi i by-passit do t’i furnizojë me ujë në baza normale qytetarët, KEK-un dhe operatorët tjerë.
Ndërsa, sipas tij, pasi uji largohet nga kanali dhe zhvendoset në by-pass atëherë mund të bëhet një vlerësim real i dëmëve, transmeton Telegrafi.
“Tash a duhet me u rrënu vetëm gjysma e kanalit apo i tërë kanalit, mbetet për tu vlerësuar nga ekspertët dhe pastaj një projekt, ju e dini se si shkojnë këto procedura. Riparimi mund të zgjasë me javë, mirëpo kjo nuk do të ndikojë në furnizimin me ujë”, ka theksuar kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”.
Tutje ai deklaroi se nëse duhet ta ndërtojnë kanalin e ri, kjo i’u kushton minimumi një milion euro.
“Kjo nuk është shumë precize, por nga eksperienca dhe punët e ngjashme një kanal në dimensione të tilla na kushton diku një milion euro”, ka potencuar ai.
Më tej, ai ka vijuar se dëmi i shkaktuar është shumë i madh duke filluar nga funksionaliteti i ndërmarrjes deri tek rrezikimi i punëtorëve në sanimin e tyre.
“Dëmi i shkaktuar për ne ka qenë shumë i madh në aspekte të shumta edhe në aspektin e funksionalitetit të ndërmarrjes, e dyta edhe në rrezikimin e punëtorëve, në sanimin, punën e tyre”, ka përfunduar kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?