LAJMI I FUNDIT:

Me rritjen e koeficientit prej 30%, paga më e ulët e mësimdhënësit do të ishte 621 euro (Infografikë)

Me rritjen e koeficientit prej 30%, paga më e ulët e mësimdhënësit do të ishte 621 euro (Infografikë)

Institucionet arsimore publike në Kosovës kanë hyrë në javën e dytë të grevës, për arsye se Projektligji i pagave i ka graduar në shkallën më të ulët, sesa kërkojnë mësimdhënësit.

Sipas Projektligjit për pagat, paga më e ulët është ajo e mësimdhënësit në institucionet parashkollore, që e ka koeficientin 1.9, që i bie 454 euro.


Ndërkaq paga më e lartë është e profesorit të rregullt universitar, me 1,481 euro. E profesorit të asocuar 1,242 euro. Profesorit asistent është 1,195 euro. E ligjëruesit universitar me koeficient 4.5, 1 mijë e 75 euro. E mësimdhënësit në shkollat e mesme 549 euro, e mësimdhënësit në shkollën fillore 478 euro. Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore 597 euro, ndërsa i zëvendës drejtorit 549 euro.

45 milionë euro kostoja vjetore e rritjes së pagave për mësimdhënësit, nëse plotësohet kërkesa e SBASHK-ut
Lexo po ashtu 45 milionë euro kostoja vjetore e rritjes së pagave për mësimdhënësit, nëse plotësohet kërkesa e SBASHK-ut

Koeficienti më i lartë i mësimdhënësve në shkolla është 2.3, apo paga e mësimdhënësit në shkollën e mesme, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Si do të jenë pagat e mësimdhënësve me Projektligjin aktual të propozuar nga Qeveria

Mirëpo mësimdhënësit nuk po pajtohen me këta koeficient dhe me këto paga. Ata kërkojnë 30% të ngritjes së koeficientit. Që i bie se profesori i rregullt në universitet me koeficient 7.2 të marrë pagë 1 mijë e 720 euro, ai i asocuar me koeficient 6.2 pagë 1, 481 euro, ndërsa profesor asistentët me koeficient 6, pagë 1, 434.

Mësimdhënësit në shkolla të mesme, drejtori e zëvendës drejtori i bie të kenë pagë 788 euro me koeficientin 3.3, ndërsa mësimdhënësit në shkollën fillore 621 euro pagë, si dhe ata në institucionet parashkollore 693 euro.

Si do të ishin pagat e mësimdhënësve, nëse plotësohet kërkesa e SBASHK-ut, për ngritje të koeficientit me 30%

Mirëpo për këtë shumë, Qeveria është deklaruar se nuk ka mundësi buxhetore t’a mbuloj. Më pas Kryeministri u kishte ofruar një ngritje të lehtë pagash, por që  këta të fundit nuk e pranuan, duke konsideruar ofenduese për fushën e arsimit.

Oferta e Kryeministrit ishte që për 5 mijë mësimdhënësit në shkollat e mesme të kishte nga 74 euro më shumë në muaj. Për afro 15 mijë mësimdhënës në arsimin fillorë nga 46 euro më shumë në muaj. Si dhe për 912 mësimdhënës në arsimin parashkollor e 125 mësimdhënës në shkollat speciale nga 49 euro më shumë në muaj. Në total i bie 20 milionë euro të ndara nga Qeveria për arsimin.

Profesori i ekonomisë shpjegon Ligjin për Paga: Së paku 100 euro zvogëlohen pagat e mësimdhënësve (Video)
Lexo po ashtu Profesori i ekonomisë shpjegon Ligjin për Paga: Së paku 100 euro zvogëlohen pagat e mësimdhënësve (Video)

Megjithatë greva po vazhdon, ndërkaq së fundmi i është bashkangjitur edhe Universiteti i Prishtinës, duke bërë që provimet dhe të gjitha aktivitetet e tjera shkollore, të shtyhen deri në një afat të pacaktuar.

Nëse plotësohet kërkesa e SBASHK-ut, kostoja vjetore e rritjes së pagave për mësimdhënësit do të jetë 45 milionë euro./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori