LAJMI I FUNDIT:

Profesori i ekonomisë shpjegon Ligjin për Paga: Së paku 100 euro zvogëlohen pagat e mësimdhënësve (Video)

Profesori i ekonomisë shpjegon Ligjin për Paga: Së paku 100 euro zvogëlohen pagat e mësimdhënësve (Video)

Profesori universitar, Sejdi Rexhepi ka shpjeguar projektligjin për pagat. Ai thotë se premtimi i Qeverisë për mësimdhënësit është masë e përkohshme.

Projektligji për pagat i cili parasheh nivelizimin e pagave në Kosovë, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha, pasojë e të cilave është  organizimi i grevës në disa sektorë. Mirëpo, për mësimdhënësit qeveria pati një ofertë, një ngritje pagash, por këta të fundit nuk e pranuan.


Sipas profesorit të ekonomisë Sejdi Rexhepi, kjo ofertë nuk është pranuar për shkak se është e përkohshme.

Sipas tij, pas një viti do të mund të ketë përsëri një situatë të njëjtë.

“Mësimdhënësit nuk pranojnë një rritje të përkohshme të pagave. Një dispozitë e këtij projekt ligji thotë se të gjithë ata që marrin një pagë më të madhe se ajo që është e përcaktuar me koeficient, do të vazhdojë vetëm një vit, dhe pas një viti ajo pagë do të harmonizohet me koeficientin ekzistues”, shprehet për RTV Dukagjinin Sejdi Rexhepi.

Sipas Rexhepit, deri në 200 euro mund të zvogëlohen të ardhurat e mësimdhënësve me projektligjin për pagat, që i bie se nëse një arsimtar në shkollën fillore ka marrë pagë 477 euro, do të marrë pagën 377 euro.

“Sipas disa kalkulime që i kemi bërë, një profesori të rregullt do t’i ulet paga për 100 euro, kurse varësisht nga titulli akademik, pagat do të ulen deri në 200 euro. Profesorët e shkollave të mesme do t’u ulet paga rreth 100 euro. Një kalkulim të ngjashëm e kam bërë edhe vet. Pra nga pagat ekzistuese me ato që parashikohen me koeficient”, shtoi më tej Sejdi Rexhepi.

Kërkesa kryesore e mësimdhënësve është që koeficienti i tyre të rritet për 30%, ndërsa greva ka hyrë  në javën e dytë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori