LAJMI I FUNDIT:

​Rritje të keqinformimit gjatë parafushatës zgjedhore, Albin Kurti politikani më i përfolur

​Rritje të keqinformimit gjatë parafushatës zgjedhore, Albin Kurti politikani më i përfolur

Kryeministri Albin Kurti është figura më e përfolur në keqinformata gjatë muajit tetor. Në mediat sociale ka filluar parafushata zgjedhore keqinformuese, ku fokusi kryesor është publikimi në tik-tok. Kështu thotë raporti monitorues i Hibrid.info për keqinformimit gjatë muajit tetor. Në këtë raport janë analizuar 44 përmbajtje keqinformuese, ku lajmet e rreme janë forma më e shpeshtë e keqinformimit.

Hulumtuesi në Hibrid.info, Festim Rizanaj tha se keqinformimi në masë të madhe po vijon edhe gjatë këtij muaji.

“Lajmi i rremë ka qenë kategoria e keqinformimit që ka dominuar gjatë muajit tetor. Pasuar nga përmbajtje të ndryshme mashtruese. Kur them lajmi i rremë, të gjitha këto janë gjetur në tik-tok, fokusi kryesor ka qenë në tik-tok të publikimit të këtyre lajmeve të rreme. Mashtrimi vazhdon me 16 për qind, dezinformata radhitet si e treta. Vetëm dezinformatë ka pasur diku 11 për qind, por prej krejt kategorive që i përmenda kanë dominuar në mediat sociale që janë publikuar”, tha ai, raporton KP.


Ai shtoi se 18 për qind e publikuesve janë media, ndërkaq 73 për qind janë media sociale.

“Figurat lidhen me para fushatën zgjedhore, ku partitë politike duke i përfshirë të gjitha këto të mëdhatë janë pjesë, dominojnë si institucionet më të përfolura. Kryeministri Albin Kurti është figura më e përfolur gjatë muajit tetor, e që herë pas here edhe gjatë muajve të tjerë Kurti është nga protagonistët e përfolur në keqinformata.

Kemi një para fushatë keqinformuese zgjedhore që po zhvillohet në mediat sociale, konkretisht në tik-tok. Nëse e bëjmë një kalkulim, gjatë gushtit 23 për qind kanë qenë keqinformatat e publikuara në tik-tok, shtatori është ngritur në 35 për qind edhe në muajin tetor 38 për qind. Shihet një rritje e keqinformatave në tik-tok që edhe gjatë nëntorit këto keqinformata po publikohen kryesisht në platformën në tik-tok”, shtoi Rizanaj.

Nga dita kur është vendosur dita e zgjedhjeve, kontrolluesi i fakteve, Fatbardh Dema tha se janë identifikuar 14 sondazhe të rreme.

“Që nga data 16 gusht kur presidentja Vjosa Osmani, kishte caktuar datën 9 shkurt të vitit 2025 për zgjedhjet e rregullta në Kosovë, e deri tash Hibridi ka verifikuar gjithsejtë 14 sondazhe të rreme. Kur themi sondazhe të rreme, aty ka pasur që kanë qenë komplet të fabrikume, ka pasur sondazhe të vjetra që janë rikthyer si aktuale por edhe sondazhe të vjetra që janë rikthyer si aktuale duke ju manipuluar të dhënat. Për shembull, e kanë marrë x partinë e kanë vendosur në vendin e dytë, të tretë, varësisht se publikuesi cilën parti ose kandidat e mbështet. Ndërsa, prej 1 janar deri më 16 gusht kanë qenë shtatë sondazhe të rreme. Prej gushtit e deri sot kur po flasim ka një rritje enorme të sondazheve të rreme që publikohen në tik-tok”, theksoi ai.

Në raportin monitorues të Hibrid.info thuhet se temat kryesore të cilat janë përdorur për krijimin e përmbajtjeve keqinformuese janë sondazhet zgjedhore, situata në veri, zgjedhjet në Kosovë, dialogu Kosovë-Serbi, rritja e pagave dhe konkurset për punësim.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori