Krahasuar me vitin 2017, rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto në Kosovë për vitin 2018 është 3.82 për qind. Kështu thuhet në raportin “Produkti i Brendshëm Bruto sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, viti 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Agjencia njofton se Produkti për kokë banori për këtë vit ishte 3,746 euro.
“Produkti i Brendshëm Bruto me çmime aktuale në vitin 2018 ishte 6.73 miliardë euro. Rritja reale në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017, ishte 3.82 për qind, ndërsa për kokë banori ishte 3,746 euro”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.
Për sa i përket aktiviteteve ekonomike, shërbimet financiare dhe të sigurimeve patën rritjen më të madhe, ndërsa në anën tjetër bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi patën rënie.
“Rritje reale për vitin 2018 kishte te aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 17.9 për qind, administrimi publik dhe i mbrojtjes, sigurimi i detyrueshëm social me 9.5 për qind, ndërtimtaria me 9.3 për qind, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale me 8.1 për qind, tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 7.6 për qind, informimi dhe komunikimi me 5.1 për qind, industria nxjerrëse me 4.2 për qind, transporti dhe magazinimi me 4.1 për qind, edukimi me 3.9 për qind, aktivitetet administrative dhe mbështetëse me 3.9 për qind, industria përpunuese me 3.4 për qind, hotelet dhe restorantet me 2.9 për qind, afarizmi me pasuri të patundshme me 2.8 për qind, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 2.7 për qind, arti, zbavitja dhe rekreacioni me 2.3 për qind, shërbimet e tjera me 1.4 për qind dhe furnizimi me ujë me 0.6 për qind. Ndërsa, rënie kishte në bujqësi, gjueti, pylltari dhe peshkim me 10.6 për qind dhe furnizim me energji elektrike dhe me gaz me 3.4 për qind”, vijon raporti.
Lidhur me komponentët e Produktit të Brendshëm Bruto, importi i shërbimeve për këtë vit kishte rritje reale prej 22.5 për qind, kurse eksporti i mallrave ra me 2 për qind.
“Rritja reale sipas komponentëve kryesorë të Produktit të Brendshëm Bruto me qasjen e shpenzimeve për vitin 2018 ishte te importi i shërbimeve me 22.5 për qind, shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me 8.9 për qind, importi i mallrave me 6.5 për qind, formimi i bruto kapitalit fiks me 6.1 për qind, eksporti i shërbimeve me 5.5 për qind, shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake me 4.8 për qind, shpenzimet e konsumit final të IJPSHESH me 4 për qind. Kurse, rënie kishte te eksporti i mallrave me 2 për qind”, përfundon raporti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa