LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtimi i naftës – kërkohet heqje e akcizës, paralajmërohet edhe vendim i ri për rregullim të çmimit

Shtrenjtimi i naftës – kërkohet heqje e akcizës, paralajmërohet edhe vendim i ri për rregullim të çmimit

Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të marr një vendim të ri lidhur me rritjen e çmimit të naftës në vend.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke shtuar se me anë të këtij vendimi do të rregullohet çmimi i naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.


“Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt”, ka njoftuar MINT.

Qeveria paralajmëron vendim të ri për rregullimin e çmimeve të naftës
Lexo po ashtu Qeveria paralajmëron vendim të ri për rregullimin e çmimeve të naftës

Ndryshe dje, çmimi i naftës ka shkuar deri në 1.82 euro. Përveç naftës, është shtrenjtuar edhe çmimi i benzinës i cili dje ishte 1.84 euro.

Lidhur me këtë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se OPEC dhe berza janë përgjegjëse për ngritjen e çmimeve, e jo ata.

Berjani komentoi edhe deklaratat për heqjen e akcizë, duke thënë se kjo nuk bënë të ndodh, pasi sipas tij kjo e mbush buxhetin e Kosovës për 35 për qind.

“Akciza e derivateve të naftës e ka mbushur buxhetin e Republikës së Kosovës për 35 për qind nga ky sektor”, ka thënë ai.

AAK kërkon heqjen e akcizës së naftës dhe tatimit mbi produktet bazike për pesë muaj
Lexo po ashtu AAK kërkon heqjen e akcizës së naftës dhe tatimit mbi produktet bazike për pesë muaj

Sipas Berjanit, çmimi i lartë në disa pompa të derivateve për të është shumë e mirë, pasi Kosova është shteti me më së shumti pompa të derivateve edhe qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin, pasi çmimi është i ndryshëm nga pompa në pompë.

Ndryshe dje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, a kërkuar nga Qeveria e Kosovës heqjen për një periudhë pesë mujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare dhe përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik.

Kështu ka deklaruar deputeti i kësaj partie Pal Lekaj, në një konferencë për media, duke shtuar se kjo duhet të bëhet për shkak të inflacionit të lartë në Kosovë dhe rritjes enorme të çmimeve.

Rritja e çmimit të naftës nisi që nga pushtimi rus i Ukrainës, pas të cilit zhvillim Perëndimi ndërmori sanksione ndaj Rusisë, një prej furnizuesve më të mëdhenj të Evropës me naftë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori