LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve të dhunës në familje, Sveçla: Gjendja është realitet i padëshiruar dhe thirrje për reflektim

Rritja e rasteve të dhunës në familje, Sveçla: Gjendja është realitet i padëshiruar dhe thirrje për reflektim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se dhuna në familje nuk është një problem privat që kërkon zgjidhje a pajtim mes palëve, por kërkon trajtim të shpejtë dhe efikas nga të gjithë akterët shtetërorë.

Sipas tij, sa herë është provuar të ndodhë kjo e para, pra të trajtohet si problem privat e të pajtohen palët, gruaja është vrarë.


Këto deklarata Sveçla i ka bërë të martën, teksa ka marr pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në kandër të fushatës: “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës Me Bazë Gjinore”.

“Gjatë vitit 2021, janë raportuar 2456 raste të dhunës në familje, kurse deri në nëntor të këtij viti janë raportuar 2270 Mjafton të vështrohen viktimat sipas gjinisë në këto raste, për të kuptuar urgjencën me të cilën dhuna në baza gjinore duhet të trajtohet. Prej 2270 rasteve gjatë këtij viti, 1901 viktima janë vajza dhe gra”, ka theksuar ai.

Ai tutje ka shtuar se kjo gjendje është realitet i padëshiruar, por është edhe thirrje për reflektim e angazhim kolektiv që të mos ketë as edhe një viktimë më shumë.

Ministri Sveçla ka vënë në dukje se bashkë me Policinë e Kosovës, janë angazhuar dhe të përkushtuar që kjo dukuri shqetësuese të trajtohet me seriozitet dhe prioritet, gjithnjë në bashkërendim të aktiviteteve dhe në një front të përbashkët me institucionet përgjegjëse, partnerët, shoqërinë civile dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët.

“Në kuadër të Policisë së Kosovës janë ngritur sektor dhe njësi të veçanta me personel të trajnuar për t’i ofruar viktimave të dhunës në familje mbrojtje, siguri dhe shërbimet e nevojshme. Ajo vepron në nivel Qendror në kuadër të Sektorit të dhunës në familje, në nivel rajonal me autorizimin e zyrtarëve të caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe në nivel lokal në kuadër të stacioneve policore”.

Në fund ministri Sveçla ka theksuar se duke pasur parasysh që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore janë fenomene në rritje, bashkëpunimi mes të gjithë akterëve institucionalë është jetik, andaj “duhet të thellohet edhe më shumë që secila vajzë dhe secila grua të jetojë dhe veprojë në vendin tonë e lirë dhe e sigurte”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori