LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me coronavirus në vend – masat e paralajmëruara për qytetarët që nuk marrin vaksinën antiCOVID-19

Rritja e rasteve me coronavirus në vend – masat e paralajmëruara për qytetarët që nuk marrin vaksinën antiCOVID-19

Ditët e fundit në vend janë shtuar rastet me coronavirus, ku vetëm dje për 24 orëshin e fundit janë regjistruar 271 raste të reja me coronavirus.

Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ditë më parë bëri të ditur se nga të dhënat e fundit del se varianti Delta i coronavirusit është mbizotërues në Kosovë.


Sipas tij, të dhënat e fundit nga Departamenti i mikrobiologjisë tregojnë se dikur 80 deri në 90 për qind të izolanteve të fundit të coronavirusit janë të variantit Delta, raporton Telegrafi.

Një ditë më parë po ashtu u bë e ditur se varianti Delta nuk po kursen as fëmijët.

Vetëm në dy ditët e kaluara u tha se 47 fëmijë janë infektuar me coronavirus.

Gjendja e këtyre fëmijëve konsiderohet stabile, meqë shumica nga ta, sipas autoriteteve shëndetësore, janë duke u trajtuar në shtëpi.

Pas rritjes së rasteve të reja, ministri Vitia ka paralajmëruar masa për ata qytetarë që nuk marrin vaksinën antiCOVID-19.

Vitia të premten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se tashmë ka vaksina të mjaftueshme, termine dhe vaksinat janë të sigurta dhe sipas tij nuk ka asnjë arsye për tu mos u vaksinuar.

“Nuk mund të lejojmë që qytetarët të pa vaksinuar, për shkak të neglizhencës të kenë liritë e njëjta me ata që janë vaksinuar”, tha Vitia, raporton Telegrafi.

Ai bëri të ditur se nga e hëna janë në takime intensive për rishikimin e masave të reja, e të cilat të gjitha do të jenë konform motivimit të qytetarëve për tu vaksinuar.

“Virusi Delta nuk po kursen tash as fëmijët. Janë shumë fëmijë të infektuar me valën e fundit dhe ky është një alarm për qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm”.

Sipas tij, me paraqitjen e variantit Delta është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do të ketë suksesin që kanë pasur para variantit Delta dhe në këtë drejtim ka rritur në 290 ekipe të vaksinimit në mbarë Kosovën.

“Procesi i vaksinimit do të vazhdojë me rritje të ekipeve të vaksinimit në qytete, si në Prishtinë ku  interesimi për tu vaksinuar është më i madh se ekipet që mund të përballojnë për momentin”, tha ndër të tjera ministri Vitia.

E se do të ketë masat e reja kanë thënë edhe nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ka bërë të ditur se çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marr pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë në qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marr vaksinën anti-COVID, pasi nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet.

Kështu thuhet në një postim të kësaj Ode në rrjetin social Facebook.

“Drejtori i departamentit të sallave të dasmave pranë Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Driton Hoti ka mbajtur sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Takimi ishte për qëllim të diskutimit rreth ngritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19 dhe nga ky takim u vendos të merret një vendim.

Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marr pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marr vaksinën anti-COVID sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket stafit punues të këtyre sektorëve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit.

Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate.

Këto vendime priten të hyjnë në fuqi më 11.08.2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori