LAJMI I FUNDIT:

Rritja alarmante e rasteve me COVID-19, qytetarët flasin për shtrëngimin e masave mbrojtëse

Rritja alarmante e rasteve me COVID-19, qytetarët flasin për shtrëngimin e masave mbrojtëse
Fot

Shqetësuese po shihet rritja alarmante e rasteve me COVID-19 gjatë kësaj jave në Kosovë. Qytetarët kanë dhënë opinonet e tyre lidhur me masat e reja anti-COVID që mund të merren nga Qeveria e Kosovës.

Pas mbledhjes së Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me pandeminë në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se priten të merren masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.


Qytetarët e intervistuar nga Telegrafi, kanë thënë se masat mbrojtëse të shtrëngohen, duke marrë parasysh që rastet po rriten, si dhe pavarësisht vaksinave, ata prapë po infektohen me coronavirus.

Edhe pse kishte marrë dy doza të vaksinës anti-COVID, qytetari Ismet Sejdiu thotë se ishte infektuar me coronavirus.

Ai ka thënë se pavarësisht vaksinimit, masat duhet të merren, pasi rastet me coronavirus po rriten.

“Duhet t’i mirëpresim sepse po rritet me  të madhe virusi. Sa ma herët më mirë nuk duhen të bëhen gabimet e mëparshme dhe me i lënë të rriten rastet tani të bëhen masat. I kam marrë të tri vaksinat edhe të gripit sezonal madje. Pos kësaj jam infektuar me COVID-19 edhe pas 3 muajsh që e kam marrë dozën e dytë të vaksinës”, u shpreh Sejdiu.

Ndërkaq, Arsim Mustafa, ka deklaruar për Telegrafin se është vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19 dhe që pas rritjes së rasteve me coronavirus në Kosovë, duhet të ndërmerren edhe masa kufizuese.

“I presim mirë sepse ka mundësi të shtohet numri, kjo tani do të bëhet si grip sezonal. Vaksinën e tretë e kam marrë edhe të katërtën do ta marr edhe të pestën, nuk po flas si mjek por duke i dëgjuar profesionistët, masat janë të arsyeshme”, tha Mustafa.

Mendim të njëjtë me shokun e tij e kishte edhe Arsim Dajçi i cili tha se është vaksinuar me të tri vaksinat kundër COVID-19 dhe me vaksinën kundër gripit sezonal.

Kurse Fexhrije Stublla-Muçolli, ka apeluar që qytetarët të marrin dozës përforcuese të vaksinës anti-COVID.

“Po e kemi marrë dozën e tretë përforcuese pra dozën e tretë të vaksinës. Unë apeloj ta marrim të gjithë sepse është për të mirën e shëndetit tonë”, theksoi ajo.

Në kuadër të kësaj nga publikimi i raportit ditor nga Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën dhe kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 2 mijë e 708 persona të tjerë.

Deri më tani sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID e kanë marrë rreth 44 mijë qytetarë, ndërkaq dozën e tretë rreth 4 mijë qytetarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Lajme
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

Kronika e Zezë
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori